GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shkatërruan familjen shqiptare”, Gjekmarkaj: Në Evropë nuk shkohet me korrupsion dhe ahengje

12:49 - 15/04/25
në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shkatërruan familjen shqiptare”, Gjekmarkaj: Në Evropë nuk shkohet me korrupsion dhe ahengje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj, tha se qytetarët janë të lodhur prej pushteti të kalbur dhe tallavasë së kryeministrit Rama.

Gjekmarkaj theksoi se Shqipëria nuk bëhet dot anëtare e BE-së me korrupsion, skandale dhe ahengje të organizuara nga Rama, por sipas tij, duhen ‘standarte demokratike’ që vendi të jetë pjesë e familjes evropiane.

Ai shtoi se qeveria aktuale ka shkatërruar familjen shqiptare.

Deklarata

Skuadra fituese në Kurbin. Motra e vëllezër të Kurbinit të baladave e të qëndresës! Jemi bashkë me një nga kryeqendrestarët e Partisë Demokratike, të të gjithë demokratëve të Shqipërisë, Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, kolegun dhe mikun tonë Flamur Noka. Mirë se na erdhe z. Noka. Jemi sot bashkë për të vijuar udhëtimin e shpresës së demokratëve dhe gjithë shqiptarëve, me Elden, Linditën, Melisen, Kastriotin, Gjinin, Aleksandrin, Viktorin dhe Edisonin! Impenjimi juaj kolegë është lokomativë ndryshimi, është kapërcim kohësh nga e shkuara tek e ardhmja!

Nje udhëtim që ka përshkuar e do të përshkojë të gjitha stacionet e fitores së qarkut, nga Lezha e Besëlidhjes ne Kurbinin e qëndresës dhe Mirditën e trimave. Jemi sot bashkë për të garantuar demokratët dhe qytetarët e Shqipërisë se lezhjanët, kurbinasit dhe mirditorët kanë qënë dhe do të jenë flamurtarët e fitores se Partisë Demokratike.

Ne nuk zhgenjejmë, ne fitojmë! Jemi këtu për t’i shprehur mbështetjen solemne liderit tonë, Prof. Dr. Sali Berisha për të bërë të mundur që në qiellin e Shqipërisë të rinisin të zbardhin agimet blu, agimet e Shqipërisë madhështore! Jemi këtu së bashku për t’i frymëzuar, për tu dhënë forcë e besim shqiptarëve të lodhur, të përhumbur, të neveritur prej pushtetit të kalbur, prej qeverisjes grabitqare, prej tallavasë e ahengjeve bajate të Edi Ramës. Ne ju themi kurbinasve, lezhjanve , mirditorve se, Shqipëria nuk është ajo që lyen me bojra të dala boje qeveria e korruptuar e Rilindjes, por Shqipëria e njerezve punëtor e patriotë. Shqipëria është e juaja, jo e kastës së Rilindjes!

Madhështia e Shqipërisë do të ringrihet nga njerëzit e zakonshëm të saj, këtu në mëmëdhe e diasporë. Sepse Madhështia e Shqipërisë qëndron në virtytet e saj dhe të njerezve që i sherbejnë asaj, familjes shqiptare me shenjterinë e traditës dhe nevojat e kohës ! Shqipëria nuk shkon në Europë me korrupsion, skandale, cirk e ahengje, por me standarde demokratike, me zgjedhje të lira e të ndershme, me rrotacion, me fitoren e PD, me Sali Berishën Kryeministër!

Ne do tu kthejmë shqiptarëve Atdheun e mohuar, punën e grabitur, dinjitetin e shkelur! Ky nuk është premtim, kjo është besë! Shqipëria do të bëhet madhështore nga programi realist dhe inspirues i Partisë Demokratike. Ju faleminderit për mbështetjen tuaj. Motra e vellezër! Së fundmi, në këtë takim zemrash, dëshiroj t’iu them edhe dy fjalë zemre.

Dy fjalë se ku dallojmë ne nga ata. Ata e shkatërruan arsimin, ne do ta ringremë atë. Ata e degraduan shëndetësinë duke e vënë në shërbim të oligarkëve, ne do ta kthejmë në shërbim të qytetarëve. Ata pasuruan oligarkët dhe varfëruan popullin, ne do të sulmojmë varfërinë në çdo vatër për ta mundur atë ! Ata braktisën fermerët dhe i lanë në dorë të fatit, ne do ti nxjerrim në tregjet europiane. Ata e përzunë rininë, dëbuan popullin, ne do të krijojmë kushte që talenti i vajzave e djemve shqiptarë të lulëzojë në Shqipëri. Ata i plaçkiten shqiptarët, ne do t’ua rikthejmë pronat zotërve të tyre. Ata i telendisen familjet shqiptare, ne do ta rikthejmë familjen shqiptare në shenjtërinë e saj.

 

Etiketa: ahengEuropeGjekmarkajKryesore1

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
“Ngërç” në Kuvendin e Kosovës, nuk votohet raporti i Komisionit për mandate

“Ngërç” në Kuvendin e Kosovës, nuk votohet raporti i Komisionit për mandate

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com