GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Partitë pro seancës konstituive në Kosovë, por pa qëndrime të ndryshuara

19:59 - 16/04/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Partitë pro seancës konstituive në Kosovë, por pa qëndrime të ndryshuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e zgjedhur të partive kryesore politike parlamentare, me të cilët bisedoi REL-i, kanë thënë se do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por me qëndrimet e njëjta që çuan drejt ndërprerjes së saj një ditë më parë.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është caktuar për të enjten, në orën 12:00.

Seanca nisi të martën, reth orës 11:00, por u ndërpre rreth dy orë më pas, për shkak se deputetët nuk e miratuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, që do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të jepnin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betoheshin si deputetë të përbërjes së re parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë vazhdimisht se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars.

Të mërkurën në mëngjes, deputeti më i vjetër në moshë i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili kryeson seancën konstituive të legjislativit, iu drejtua me një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të sqaruar se si të veprohej më tutje pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën.

Osmani, ka thënë të mërkurën se seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë të martën, duhet të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja, ashtu siç e parashohin ligjet.

Përgjigjja e Presidentes Osmani, Avni Deharit.Përgjigjja e Presidentes Osmani, Avni Deharit.

Po të mërkurëm në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti përsëriti qëndrimin se ai dhe kabineti qeveritar janë në detyrë që nga 23 marsi, kur ekzekutivi ka përmbushur mandatin e rregullt katërvjeçar.

Ai tha se “më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje” sepse do të ishte “braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional”.

Çka thonë partitë politike?

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, aktualisht ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha për Radion Evropa e Lirë se deputetët e kësaj partie do të jenë të pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive.

Sipas tij, procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të vazhdojë, ashtu siç e parasheh ligji, por edhe letra e presidentes Osmani.

“Nuk ka kuptim të bllokohet konstituimi i Kuvendit dhe kjo është përgjegjësi e secilit prej 120 deputetëve të zgjedhur”, theksoi Çeku.

Lidhur me kërkesën e partive opozitare për dorëheqje të anëtarëve të ekzekutivit nga postet qeverisëse, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit, Çeku tha se Lëvizja vetëvendosje mbetet pranë vendimit, të cilin e ka shprehur publikisht të mërkurën kryeministri në detyrë Kurti.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë bërë publik ndonjë vendim se a do të votojnë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Ariana Musliu – Shoshi, theksoi se sipas Rregullores së Kuvendit, benda 48 orëve nga ndërprerja e seancës, deputetët duhet të mblidhen sërish në legjislativ.

“Nesër (të enjten), duhet të mblidhen të gjithë deputetët”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se vendimi i PDK-së për të votuar ose jo raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të bëhet i ditur kur të mblidhen deputetët në seancë.

Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e ka mirëpritur përgjigjen e presidentes Osmani, që seanca konstituive e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja.

Por, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, përsëriti se LDK-ja do të kërkojë përsëri nga Kurti me ministra të japin dorëheqje formale.

“Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike”, tha Abdixhiku, por nuk ka saktësuar se a do ta definojë ky qëndrim edhe votimin ose jo nga kjo parti të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jenë të pranishëm në institucionin ligjvënës, të enjten, ka thënë deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Time Kadrijaj.

Ajo theksoi se votimi ose jo i raportit të të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të varet nga qëndrimi i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të shohim se sa janë serioz me dorëheqjet anëtarët e Qeverisë (të zgjedhur deputet). Paraprakisht, nesër (të enjten) do të konsultohemi edhe me partitë tjera opozitare dhe do të vendosim”, theksoi Kadrijaj.

Miratimi i raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do t’i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare./REL

Etiketa: Kosove

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26
Para
Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas për vdekje 2-vjeçarin

Tiranë/ Plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com