GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me 34 kg kanabis gati për shitje, arrestohet i riu dhe shpallet në kërkim 36-vjeçari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Me 34 kg kanabis gati për shitje, arrestohet i riu dhe shpallet në kërkim 36-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Lezhës ka sekuestruar 34 kilogram kanabis në vijim të operacionit për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Në pranga ka rënë David Ndoj, ndërsa në kërkim është shpallur Mir Ndoj.

Sekuestrohe lënda narkotike e paketuar për shitje në sasi dhe e grirë, e gatshme për shitje në doza, 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike dhe 2 automjete.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas disa javësh hetime, bazuar në informacione policore të administruara, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vakumi”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. N., 21 vjeç, banues në Lezhë, u shpall në kërkim shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njoftoi policia.

“Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Balldre, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 2 automjete me të cilat qarkullonin shtetasit D. N. dhe M. N. Nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasit D. N., i cili ka tentuar ta fshehë lëndën narkotike në banesën e shtetasit N. B., pasi ka futur automjetin në oborrin e banesës së këtij shtetasi. Shtetasi M. N. (dhëndri i shtetasit N. B.) duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet. Vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Policia ka sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e presuar në qese vakumi gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër do të përpunohej për ta shitur në doza. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. B. (vjehrri i shtetasit të shpallur në kërkim), u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike. Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin dhe e shisnin në sasi, si dhe në doza, në qytet“, thuhet më tej në njofimin e policisë.

Etiketa: ArrestimKanabis

Lajme të lidhura

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

14:42 - 04/10/26
Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit
Aktualitet

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

14:01 - 04/10/26
Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin
Aktualitet

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

13:36 - 04/10/26
Para
Me pranga në duar dhe veshje burgu, deputeti i PD-së paraqitet në Kuvend: I shkatërruat jetën Salianjit duke e dënuar pa ligj

Dashnor Sula: Nuk jam nga ata politikanë që kalojnë ylberin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

14:42 - 04/10/26

Një kontroll policor në një prej rrugëve të Tiranës ka çuar në arrestimin e një 38-vjeçari nga Durrësi, pasi në...

Lexo më shumë
Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

14:01 - 04/10/26
Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

13:36 - 04/10/26
Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës

Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës

13:06 - 04/10/26
Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

12:30 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com