GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ E-Albania dështon në prani të Ramës, Karçani në siklete: Gabon dhe “Diella”

14:58 - 17/04/25
në Aktualitet, KRYESORE, Video
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ E-Albania dështon në prani të Ramës, Karçani në siklete: Gabon dhe “Diella”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama ka mbajtur sot një aktivitet propgande të quajtur “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, ku e pranishme ishte edhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.

Kjo e fundit nuk u la pa u lëvduar nga shefi i saj, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh: “Një transformim që pa diskutim që ka në radhë të parë emrin e drejtueses së AKSHI-t, Linda Karçanaj, e cila ka udhëhequr qysh në ditën e parë, kur faktikisht AKSHI ishte një agjenci fantazmë dhe kur platforma që sot jep 95 apo më shumë për qind të shërbimeve drejtpërdrejt online jepte një grusht simbolik dhe qesharak shërbimesh”.

Por ndërkohë realiteti është krejt tjetër, pasi e-Albania dështoi edhe në sy të vetë Edi Ramës dhe Mirlinda Karçanajt. Aktiviteti kishte në fokus marrjen e shërbimeve nga e-Albania përmes Inteligjencës Artificiale, ose më sakt, duke ia kërkuar “Diellës” me zë, por funksionet e saj nuk ishin dhe aq të sakta sa duhet.

Në kohën kur drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj i ka kërkuar përmes vartësit “Diellës” një certifikatë familjare, nuk arriti ta merrte atë, pasi pati një bllokim të e-Albania-s.

Siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, në atë moment Mirlinda Karçanaj u vu në siklet dhe për të dalë nga situata, deklaroi se ndonjëherë gabon dhe “Diella”. Më vonë, drejtoresha e AKSHI-t theksoi se ky është një projekt “test” dhe jo projekti “live” që ndodhet në e-Albania, duke u justifikuar për e-Albanian.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është një prej institucioneve më të akuzuar për abuzimet me tendera miliona euro që ngrenë dyshime mbi mungesën e transparencës dhe manipulimin e garave publike.

Akuza ka hedhur edhe vetë ish-numri 2 i Qeverisë, Arben Ahmetaj, i cili AKSHI-n e ka konsideruar si “kopshtin privat” të Edi Ramës, pasi sipas tij, tenderat i përfitojnë familjarët e kryeministrit. Në këtë rast dukej se Ahmteaj i referohej baxhanku të Edi Ramës, biznesmenit Armand Frangu.

Arben Ahmetaj: Tek projekti i laboratëve të AKSHIT. Unë e ngrita herën e kaluar, që bënë laboratorët e shkollave dhe të marrin, t’iu japi Gazheli dokumentata gazetarëve se sa janë futur pajisjet në Republikën e Shqipërisë. Po iu them, 10 fishi i kostove. Kam ekstratke nga tatimet për këto lloj kompanish. AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij bëjnë çfarë t’i dojë qejfi. Është 10-fishi tel kaboratërot. Gazetarë, gërmoni këto, Shkoni në doganë, po nuk gjetët dhjetëfishin e fitimit atëherë kthehuni tek unë. Gërmoni, a janë grisur urdhër arreste në lidhje me laboratërot, a janë rrëzuar dy urdhër arreste. Investigojeni. Ashtu siç tek inceneratori i Tiranës, në lidhje me korrupsionin tek laboratorët. Po tek AKSHI, cila është kompania që ka marrë projektin 15 milion euro të sigurisë kibernetike. Kompania “First” e lidhur me familjen. Ku shkojnë paratë? Follow the money. Projekti 15 milion i pabotuar , i pa dalë në tender të hapur, e ka marrë kompani “First” dhe “follow the money”. Kompania “First” me kë është e lidhur, ku shkojnë paratë? Do gjeni çudira. Në korrupsionin e AKSHIT është e përfshirë drejtpërdrejt familja e kryeministrit.

Gjeni. Unë dhashë indicien. Merruni me të se do gjeni çudira. Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘follow the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë, retorike, bëni çfarë të doni: Si është fshehur ish-kompania ABS tek kompani AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompanisë së baxhanakut. Si ka mundësi që kompania me xhiro 1.9 milionë euro, fiton tender 1.8 milion euro.

Etiketa: AKSHIe-AlbaniaKarçaniKryesore1

Lajme të lidhura

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Para
Kryepeshkopi Joan mesazh për Pashkën: Ngjallja e Krishtit na forcon dhe na jep besim

Kryepeshkopi Joan mesazh për Pashkën: Ngjallja e Krishtit na forcon dhe na jep besim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com