GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama dhe përrallat për Europën: Momenti i hyrjes së Shqipërisë në BE ndryshon automatikisht pagat

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama përdor ëndrrën europiane për fushatë: Jemi rritur në ferr, BE është shpëtimi nga historia për ne!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë punonjësit e Shqipërisë duhet ta dinë se momenti i hyrjes në Bashkimin Evropian ndryshon menjëherë edhe pagat automatikisht.  Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në fabrikën e “DBS Group”, një nga katër kompanitë më të mëdha në Europë në tregun global të veshjeve sportive, në Kashar, Tiranë.

“Kjo kompani me qendërzimin e aktiviteteve të veta këtu edhe pse ka disa degë në disa vende që janë vende të BE-së dhe me strategjinë për ta kthyer Shqipërinë në një hapësirë ku të mbledh të gjithë produktet nga të gjitha vendet e tjera për ti çuar në Evropën Perëndimore, na jep një provë shumë të qartë të avantazhit që ka vendi ynë, një avantazh strategjik të cilin ne po mundohemi ta mbështesim me infrastrukturën me aeroportet rrugët hekurudhat”, theksoi Rama.

Ndërkohë, vijoi Rama, që hapi tjetër i futjes në BE do ta bëjë edhe të lehtë për kompaninë si kompani evropiane që të rrisë kapacitetet e veta të rrisë fitimet e veta dhe padiskutim të rrisë detyrimisht edhe mbështetjen financiare tuajën.

Rama tha se me futjen në BE do të rriten automatikisht edhe pagat e punonjësve në Shqipëri.

“Bëhet shumë më e lehtë për të gjitha ju ose për këdo që të shkojë dhe të thotë nuk ma bën ti mua pagën mua kaq po shkoj po e marr në Irlandë, sepse duke u bërë anëtarë të BE-së jemi njësoj si të thuash sot nuk ma jep dot këtë pagë këtu po shkoj po e marr në Durrës, po shkoj po e marr në Korçë. Kam historinë e Korçës ku keni hapur një degë me rreth 200 punonjës. Edhe është bërë si barcoletë atje se thoshin që kanë hapur një fabrikë dhe paguajnë edhe ditët kur je me raport. I dukej si çudi”, tha Rama.

Rama shtoi se “siç sot për të shkuar në Korçë, Durrës apo Shkodër nuk ka nevojë as t’i kërkosh leje njeriut as të thotë njeri ku po shkon, nesër e njëjta gjë do të jetë brenda gjithë atij perimetrit të BE-së”.

Etiketa: BEEdi RamaFushateintegrimpagaPremtime

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Para
“Pako” me drogë nga SHBA nëpërmjet postës, arrestohen 3 persona në Tiranë dhe Shkodër

“Pako” me drogë nga SHBA nëpërmjet postës, arrestohen 3 persona në Tiranë dhe Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com