GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FIFA ndëshkoi Shqipërinë, zbulohet dokumenti me thirrjet diskriminuese të tifozëve kuqezi

15:08 - 18/04/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
FIFA ndëshkoi Shqipërinë, zbulohet dokumenti me thirrjet diskriminuese të tifozëve kuqezi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

FIFA gjobiti Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideroi të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.

Një lajm që nuk u prit mirë në opinionin sportiv dhe pati reagim të fortë nga grupimet e tifozëve.

Po çfarë ka ndodhur saktësisht në duelin me Andorrën, që “detyroi” FIFA-n të reagonte me “dorë të hekurt” ndaj FSHF-së?

Siç shihet në dokumentet e FIFA-s pas procesit disiplinorë ka të bëjë me disa thirrje të tifozëve shqiptarë kundër Serbisë.

Saktësisht në orën 20:48, 3 minuta pas fillimit të sfidës me Andorrës është dëgjuar në kor nga tribuna N103, ku janë pozicionuar edhe tifozët kuqezi thirrje “Vriti, vriti, vriti serbët”. Thirrje këto që sipas FIFA-s kanë zgjatur diku tek 15-20 sekonda, ndërsa kjo ka nxitur urretje ndëretnike dhe dhunë ndaj serbëve.

Në shënimet që ka mbajtur në dosje delegati, tregohet fare mirë sektori, minuta dhe thirrjet e regjistruara me video në gjuhën shqipe, të cilat janë përkthyer në atë angleze, sa kanë zgjatur ato dhe sa herë janë përsëritur.

Por jo vetëm kaq, pasi delegati i sfidës ka paraqitur një tjetër incident të ndodhur në këtë sfidë. Në orën 20:50 e njëjta këngë është përsëritur sërish në minutën e 5-të. Thirrje këto të ardhura po nga tribuna pas porte N103. Këtë herë thirrjet kanë zgjatur 10 sekonda dhe sipas delegatit nuk ka pasur asnjë reagim nga lojtarët apo pjesëtarët e tjerë të ndeshjes.

Më datën 2 prill, FSHF-ja është informuar për diçka të tillë dhe pas disa ditëve ka ardhur dhe vendimi për “mbylljen” e 20 % të stadiumit për ndeshjen e ardhshme.

Ndërkohë vlen të theksohet sipas vendimit të dhënë nga FIFA, 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit.

Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.

Incidentet

1-Në shkresën e hapjes së procedimit disiplinor nga Komisioni i Disiplinës në FIFA, sqarohet shumë qartë me detaje se pse është marrë ai vendim ndaj FSHF-së. Është faktuar nga delegati i ndeshjes me Andorrën në “Arenën Kombëtare”, që në fillimin e takimit nga tifozë shqiptarë, ku jepet edhe sektori përkatës apo edhe minuta e incidentit, se nga kanë ardhur ato thirrje diskriminuese.

2-“Incidenti ka nisur në anën veriore të stadiumit, përkatësisht në sektorin N 103, nga tifozët shqiptarë, në orën 20:48, minuta e tretë e ndeshjes. Tifozët shqiptarë kanë kënduar këngë ksenofobike. Një grup prej afërsisht 50 tifozësh të pozicionuar në anën veriore, blloku N103 këndonin: ‘Vriti, vriti, vriti serbët’. Kënga ka zgjatur rreth 15-20 sekonda. Kënga ‘Vriti, vriti, vriti serbët ka nxitur urrejtjen ndëretnike dhe dhunë ndaj etnisë serbe. Nuk pati asnjë reagim nga lojtarët ose zyrtarët e ndeshjes (përfshirë arbitrat) ose tifozët. Ky incident nuk u përsërit”, është shkruar në procedimin disiplinor.

 (VIDEO)

 

6678

Etiketa: FIFAShqiperitifoze

Lajme të lidhura

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të
Breaking Views

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Para
E turpshme në Itali! Trajneri i futbollit kërcënon gjyqtaren: Duhet të përfundosh si Ilaria Sula

E turpshme në Itali! Trajneri i futbollit kërcënon gjyqtaren: Duhet të përfundosh si Ilaria Sula

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com