GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga Kombinati: 300 metra larg nga këtu, Rama ka zhdukur 130 milionë euro

20:49 - 19/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Kombinati: 300 metra larg nga këtu, Rama ka zhdukur 130 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha tha se vetëm disa qindra metra nga Kombinati ndodhet djegësi i Sharrës, të cilin ai e ka konsideruar si një nga “veprat më të mëdha të krimit” të kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se nga kjo u zhdukën 130 milionë euro, ndërsa shtoi se u vodhën dhe rrogat dhe pensionet e shqiptarëve.

Kreu i PD-së tha se Rama nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse të vetmë që ka bërë është vjedhja e djersës së shqiptarëve.

Pjese nga fjala

Këtu, 300 metra nga ku jemi ulur ne, është një nga veprat më të mëdha të krimit të Edi Ramës, djegësi i Sharrës. Miqtë e mi, a u kujtohet kur dilte e u thoshte se po bëhet një transformim, po bëhet një revolucion.

Po mafia më e poshtër e botës është mafia e plehrave, më e egra. Ku janë? Ku është djegësi? 130 milionë euro tuajat, djegësi nuk ekziston. Shteti, qeveria kishte një mbikëqyrje. Paguante 3 rroga për mbikëqyrjen e punimeve, por Lubi Balluku duke e ditur se paratë shkonin në kontot e Ramës, nuk bënte asnjë raport.

Dhe pas 6 vitesh, aty nuk ka as nam, as nishan, janë zhdukur 130 milionë euro. Mos është vetëm kjo? Jo, thashë edhe njëherë, rrogat tuaja, pensionet tuaja i kanë vjedhur. I kanë vjedhur sepse marrim tjetrën, blen kopshtin e Edenit 5 milionë euro, nuk e bën kryeministër në botë. Për të zbavitur sytë se lodhet shumë ky hajdut. As Shtëpia e Bardhë, as pallati perandorak i Japonisë, as kancelaria e Gjermanisë nuk kanë kurrë një gjë të tillë në oborr. Se kam qenë unë, i kam parë këto. Ai e bën këtë se i dukeni miza, i duken qenie për të mos qenë, për të ikur, për t’u larguar. Se po ta dish se ai mbrapa Dajtit përdor parmendën se nuk ka me çfarë të punojë atë copë tokë, ti nuk mund të udhëtosh me avion në dispozicion.

Pra, çfarë ndodh, në vend që të vijë t’u japë ju llogari, çfarë ka bërë, more të mburret edhe me sukseset, nuk thotë dot asgjë se në çdo bërje ka më shumë vjedhje se bërje. Se në çdo vepër ka më shumë vjedhje se vepër. Se po të përmendësh tunelin e Llogarasë ka vjedhur 60 milionë me dokumente. Sepse po të përmendësh Sheshin Skënderbej dhe sheshet e qyteteve, ka vjedhur 2 miliardë euro. Nuk i përmend dot veprat sepse ka vjedhur.

Rruga e Arbrit, ndërtoi 27 kilometra që kishin mbetur. Kilometri 10 metra i gjerë ka shkuar më shtrenjtë se kilometri i Rrugës së Kombit 27 metra e gjerë me 4 kosi. Pra, në këto kushte nuk mund të vijë para jush, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj dhe thotë këneta, zhabat, hardhucat, zhapinjtë. Dhe tani, meqenëse u bë bajat, tani ka filluar temën se po të mos jenë gratë, burrat bëhen me bisht, gjëra të turpit. Po jo o miq, shiheni vetë. Muhabete të tilla se si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja. Të mos paraqitet projekt para jush. Janë katër vite që do vijnë. Si e si të shpëtojë për dështimet e tij. Si e si të mbulojë mashtrimet e tij. Pra një narrativë të turpshme, nuk po e prish gojën për t’ia thënë fjalët që meriton.

Etiketa: berishaKombinat

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Berisha: Partitë e reja duan të “zgrapin” vota nga ne që të ndihmojnë Ramën

Berisha: Partitë e reja duan të “zgrapin” vota nga ne që të ndihmojnë Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com