GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli sulm ajror në jug të Libanit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli sulm ajror në jug të Libanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë në Liban tha se një person u vra më 20 Prill pas një sulmi ajror izraelit në jug të shtetit. Ky është sulmi i fundit në serinë e disa sulmeve, pavarësisht se mes Izraelit dhe grupit Hezbollah ka një armëpushim. Hezbollahu është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listë të zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Një “sulm nga Izraeli ndaj një automjeti në Kaotarijet al-Saijad”, e cila ndodhet në brendësi të vendit midis qyteteve jugore Sidon dhe Tir, ka vrarë “një person dhe ka plagosur një tjetër”, tha Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi. Izraeli ka vazhduar të kryejë rregullisht sulme në Liban, pavarësisht armëpushimit të 27 Nëntorit që synonte ndalimin e mbi një viti armiqësish, përfshirë dy muaj luftë të ashpër mes Izraelit dhe Hezbollahut, që mbështetet nga Irani.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë në Liban tha se sulmet ajrore izraelite vranë dy persona në jug, ndërsa Izraeli njoftoi për sulme në të njëjtat zona kundër militantëve të Hezbollahut.

Sipas armëpushimit, Hezbollah duhej të tërhiqte luftëtarët e vet në veri të lumit Litani dhe të shpërbënte çdo infrastrukturë ushtarake të mbetur në jug. Izraeli nga ana tjetër, duhej të tërhiqte të gjitha forcat e tij nga jugu i Libanit, edhe pse vazhdon të mbajë pesë pozicione që i konsideron “strategjike”. Ushtria libaneze ka filluar të dislokohet në jug pranë kufirit me Izraelin, ndërkohë që forcat izraelite janë tërhequr.

Kreu i Hezbollahut, Naim Qassem, tha të premten se grupi “nuk do të lejojë askënd ta çarmatosë atë”, ndërkohë që Uashingtoni po i bën presion Bejrutit për të detyruar këtë lëvizje, të mbështetur nga Irani, të dorëzojë armët.

/REL/

Etiketa: IzraelLiban

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Sot, seanca e katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot, seanca e katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com