Në “San Siro” Milani duket se “vulosi” fatin për të qenë jashtë Champions League sezonin që vjen.
Kuqezinjtë u mposhtën 0-1 nga Atalanta mbrëmjen e djeshme.
Duhej minuta e 62-të që Ederson të përfitonte nga pasimi i Bellanovas për t’i dhënë tri pikë të tijve.
Nëse Milani e sheh veten në pozitën e nëntë me 51 pikë, Atalanta “blindon” zonën Champions pasi ndodhet në vendin e tretë me 64 pikë.
Te bergamaskët, Berat Gjimshiti luajti 59 minuta.










Discussion about this post