GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi thirrje ish-myftiut dhe Ergest Bitinit: U skandalizuat nga gishti im, pse heshtni për gjuhën skandaloze të Ramës me fëmijët

18:43 - 21/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi thirrje ish-myftiut dhe Ergest Bitinit: U skandalizuat nga gishti im, pse heshtni për gjuhën skandaloze të Ramës me fëmijët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi i është drejtuar me një thirrje publike ish-myftiut të Tiranës Ylli Gurra dhe kryetarit të komitetit të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ergest Bitinit.

Këlliçi u kujton reagimin kundër tij, kur publikoi postin me gishtin e mesit kundër korrupsionit duke e quajtur acivilizim, ndërsa kërkon të dijë nëse kanë ndonjë reagim për deklaratat e Ramës i cili orienton të rinjtë si të gjejnë fotot e tij nudo apo që vajzat shqiptare 18-vjeçare të bëhen “dashnore” për hir të votës dhe lidhjet e tyre emocionale, joshjen fizike, t’i vënë në shërbim të partisë socialiste.

Postimi per Gurrin

I nderuar Ylli, unë Belind Këlliçi mbaj mend një reagim tëndin shumë të “skandalizuar” për gishtin e mesit kundër korrupsionit, posterin tim gjatë fushatës elektorale, kundër tashmë të burgosurit Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Poster të cilin e quajte “acivilizues”!!!

Unë dua të besoj që reagimi yt vinte nga një moralizim i sinqertë dhe jo nga një përdorim politik i radhës nga pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i 5D!

Ylli, a ke ndonjë reagim SOT mbi thirrjet skandaloze, antinjerëzore, amorale, të kryeministrit të Shqipërisë, për të miturit që të shikojnë në Google fotot e tij nudo?!

A ka rast më flagrant se ky për çdo qytetar, prind apo njeri të Zotit që të ngrihet kundër këtij turpi dhe degradimi të shoqërisë shqiptare?

A ke ndonjë reagim t’i edhe për deklaratat e tij të çmendura që vajzat shqiptare 18-vjeçare të bëhen “dashnore” për hir të votës dhe lidhjet e tyre emocionale, joshjen fizike, t’i vënë në shërbim të partisë socialiste?!

Pres me padurim një përgjigje dhe një reagim tëndin, në interes të opinionit publik dhe të qytetërimit tonë të përbashkët”, shkruan Këlliçi.

Postimi per Ergest Bitinin

Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, ju si institucion folët kundër “sharjeve banale” dhe thatë se “fëmijët tanë nuk kanë nevojë për shembuj banalitetesh”.

E gjitha kundër “gishtit të mesit kundër korrupsionit”, posterit tim ndaj famëkeqit Erion Veliaj.

A keni ju si person sot një reagim për shembullin skandaloz, amoral dhe kundër çdo parimi fetar të Edi Ramës i cili sot u kërkon të kërkojnë në internet fotot e tij nudo?!

A duhen mbrojtur fëmijët nga përdorja e tyre në fushatë në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u kërkuar të kërkojnë imazhe nudo të politikanëve në Google?!

Ne flasim për edukim familjar, për pedagogji, për tutelim të fëmijëve nga bota e errët e internetit.

Po për çfarë morali dhe mbrojtje mund të flasim ne kur vetë kryeministri jep shembullin më të ulët?!

Së fundmi, ju drejtohem me vargjet e pavdekshme të të madhit Azem Shkreli: Sikur të shiheshim me veten sy më sy, kishim për t’u puth apo pështy?

Pres me padurim përgjigjen tuaj i nderuar!

 

Etiketa: ishKelliciMyftiuRama

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Para
Kardinali shqiptar, dom Ernest Simoni-Troshani reagon pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

Kardinali shqiptar, dom Ernest Simoni-Troshani reagon pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

Discussion about this post

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com