GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dua 600 vota, bëj ça të duash”/ Leje legalizimi në këmbim të votës, zbardhen përgjimet në zyrat e Kadastrës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dua 600 vota, bëj ça të duash”/ Leje legalizimi në këmbim të votës, zbardhen përgjimet në zyrat e Kadastrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kërcënimi me vendin e punës, apo presioni i votës nëpërmjet joshjes, siç janë edhe legalizimet e ndërtimeve të paligjshme, ishin në fokus të emisionit “Në Shënjestër”, këtë të martë.

Referuar dosjes hetimore, në vitin 2019, ish-punonjës të Drejtorisë së ALUIZN-it në nivel qendror dhe rajonal merrnin para në këmbim të lejeve të legalizimit nga qytetarë të ndryshëm që aplikonin për objektet e tyre informale, apo që kërkonin të pajiseshin me certifikatë pronësie në ZRPP, duke u krijuar atyre lehtësi në procedurat pranë këtyre institucioneve.

Një prej tyre ishte Dritan Stoka i cili komunikonte me persona të ndryshëm për nxjerrjen e lejeve të legalizimit, kundrejt dhënies së votës për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2019.

Zona e tij operative mesa duket ishte ajo e Saukut në Tiranë, ku ishte në kontakt të vazhdueshëm me disa prej banorëve.

Në një tjetër bisedë Dritan Stoka, kapet në përgjim brenda zyrave të Kadastrës.

Aty nga ku flet për vota dhe favore dhe drejton punën për sigurimin e sa më shumë votuesve në favor të Partisë Socialiste.

Një listë e gjatë me emra në radhë që presin legalizimin në këmbim të votës, të cilët kanë pranuar te kthehen në numra rendorë, për hir të hallit që kanë.

“O Gim, unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash, vrit veten, apo jo… Tashi, nga familjarët kush do votoj se i kam këtu, jam përpara me listën, meqë ti s’vjen… listën tënde, kam Elsën, kush është kjo Gerta, është motra? Po do votoj, kjo apo s’do votoj”, thotë Stoka, sipas dosjes hetimore.

Pas zgjedhjeve, votuesit që i kanë dhënë votën që i rrinë te dera e institucionit, një pjese të cilëve Stoka përpiqet të mos u dalë përpara, pasi kaq të shumtë kanë qenë ata që u ka premtuar legalizim kundrejt votës.

“Po prit pra se po bëhet. S’bëhet me sustë ueee. Shiko nesër në orën 7 e kena lënë tek ty, tek lokali lart, veranda”, u thotë Stoka votuesve që u ka premtuar legalizimin e ndërtimeve pa leje në këmbim të votës./ “Në Shënjestër”

Etiketa: legalizimevota

Lajme të lidhura

Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës
Aktualitet

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!
Aktualitet

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26
Para
“Lirojeni Salianjin”/ Ervini falenderon Vrenozin: Faleminderit ty dhe Korçës, më 11 maj pushteti u rikthehet qytetarëve

“Lirojeni Salianjin”/ Ervini falenderon Vrenozin: Faleminderit ty dhe Korçës, më 11 maj pushteti u rikthehet qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës
Aktualitet

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, të lidhura me hetimet për aktivitetin kriminal të kartelit të...

Lexo më shumë
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26
Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26
Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

11:52 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com