GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria e Gjirokastrës nis hetimet për dy raste të krimeve zgjedhore

16:32 - 23/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria nis hetimet për vetëvarjen e 17-vjeçares në Gjirokastër/ Çfarë dyshohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Gjirokastrës, përmes një komunikate për mediat, ka bërë me dije se ka regjistruar dy procedime penale në lidhje me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Rasti i parë i krimit zgjedhor ka të bëjë me kallëzimin e një prej anëtarëve të Zonës së Administrimit Zgjedhor në Dropull se mungonte vula e kësaj ZAZ-je.

“Mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, u regjistrua më datë 23.04.2025, procedimi penal nr.248, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, të parashikuar nga neni 326/a i Kodit Penal, mbi bazën e kallëzimit të një prej anëtarëve të ZAZ Dropull, se mungonte vula e kësaj ZAZ-je.

Në kuadër të këtij procedimi janë kryer veprimet e para procedurale dhe është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen me prioritet të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.” – thuhet në njoftimin e organit të akuzës.

Ndërkohë, rasti i dytë ka të bëjë me kallëzimin e një qytetari se është kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale, për shkak të opinioneve që ka shprehur lidhur me një subjekt zgjedhor.

“Në të njëjtën ditë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit E.S., ka regjistruar procedimin penal nr.249, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 329/1 i Kodit Penal.

Nga të dhënat, rezulton se më datë 22.04.2025, shtetasi E.S. ka kallëzuar faktin se shtetasi A.M e ka kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Kanosja ka ardhur si reagim i opinioneve që shtetasi E.S ka shprehur lidhur me një subjekt zgjedhor.

Sipas kallëzimit, pretendohet se shtetasi A.M ka përdorur jo vetëm gjuhë kërcënuese por edhe imazhe intimiduese. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.” – thuhet në njoftim.

Etiketa: Prokuroria e Gjirokastrës

Lajme të lidhura

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Para
Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO: Ja pse u lirua Malltezi, Berishës nuk iu cënua liria

Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn vendimin për Berishën dhe të pandehurit e tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Lexo më shumë
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com