GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mashtrimi dhe korrupsioni është oferta e Ballukut”/ Bardhi nga Fieri: Këta nuk janë europianë, por talebanë…

20:23 - 23/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Mashtrimi dhe korrupsioni është oferta e Ballukut”/ Bardhi nga Fieri: Këta nuk janë europianë, por talebanë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në mitingun elektoral të PD në Fier, ku mori pjesë dhe kryedemokrati Sali Berisha, sulmoi zv.kryeministren Balluku, drejtuese politike e PS në Fier, që sipas tij ofertë të vetme ka mashtrimin dhe korrupsionin.

Ai akuzoi Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj për vjedhje miliona eurosh dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Bardhi theksoi se Partia Demokratike është alternativa e vetme për të ndërtuar një shtet ligjor dhe të drejtë, të barabartë për të gjithë qytetarët.

Sipas Bardhit, ekipi i Belinda Ballukut në Fier përfaqëson arrogancën dhe interesat personale, jo ato të qytetarëve. Ai u ndal edhe te dy kandidatët e PS-së në Fier, Ceno Klosi dhe Klevis Jahaj, duke i akuzuar për abuzime me detyrën. Në përfundim, Bardhi shprehu bindjen se vetëm me Sali Berishën si kryeministër, Shqipëria mund të bëhet vërtet pjesë e Evropës.

Pjesë nga fjala

Shqipëria evropiane nuk bëhet dot as nga Edi Rama, as nga Belinda Balluku, as nga banda e drejtorëve që kanë sjellë këtu e Fier për të mbjellë frikë përmes arrogancës, shantazheve dhe korrupsionit.

Nëse do të bëhej një garë se kush e do më shumë Shqipërinë evropiane, besoj që rezultati dihet, ata jemi ne, Partia Demokratike, demokratët kudo ku janë në Shqipëri.

Ne e duam Europën sepse ne duam gjithçka që Edi Rama shkel me këmbë, ne duam njerëzit punëtorë, ai do oligarkët, ne duam ligjin, ai do bandat, ne duam shtetin ligjor, duam drejtësinë para së cilës të gjithë të jemi të barabartë.
Duam shtetin e së drejtës, shtetin i cili nuk diskriminon, shtetin që përkujdeset për qytetarët e vet, shtetin që nuk vjedh popullin më të varfër në Europë, shtetin që nuk korrupton, shtetin që lufton krimin e organizuar dhe nuk është partner me bandat, me vrasësit, me trafikantët e drogës.

Këtë shtet nuk na e siguron dot Edi Rama sepse që ditën e parë në politikë ka qenë e kundërta e një evropiani, ka qenë antishteti, antievropa, nuk ua siguron dot Evropën Edi Rama as të rinjve dhe as prindërve të tyre sepse Edi Rama mund të jetë një anadollak, por kurrsesi një evropian me mendësi qeverisëse.

Ai është e kundërta e Evropës, ai shkel ligjin, ai abuzon me pushtetin, ai përbuz njerëzit e zakonshëm, ai firmos vjedhje e miliona eurove çdo ditë.

Ai ka sjellë këtu në Fier njeriun më të korruptuar dhe që ka arrogancën më të madhe shtetërore që ka pasur ndonjëherë një zyrtar publik, Belinda Balluku, dhe banda e saj elektorale që janë të gjithë nën hetim dhe procedim nga SPAK, për vjedhjen e miliona eurove ndaj shqiptarëve.

Këta nuk janë evropianë, këta janë fiks talebanë që i kanë vendosur minat shoqërisë shqiptare duke detyruar mbi 500 mijë të reja e të rinj, profesionistë e punëtorë, të ikin në emigracion.

Ne, Partia Demokratike, nuk jemi të përkryer, as nuk pretendojmë të jemi të tillë, kemi bërë plot gabime edhe në qeveri edhe në opozitë, por ne dimë të korrigjohemi, por ju na keni parë publikisht duke u transformuar në një parti që është më pranë njerëzve, larg arrogancës, një parti që në këto zgjedhje ka shansin e madh që të bëjë mirë gjithçka që nuk mundi të bënte në qeverisjet e kaluara.

Garancia jonë për këtë është kryeministri ynë i ardhshëm Sali Berisha, vizioni dhe përvoja e jashtëzakonshme e të gjithë ekipit tonë për të fituar dhe për të bërë realitet programin e jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike.

Por kë kemi ne përballë në qarkun e Fierit? Kemi ekipin personal të Belinda Ballukut, që fyen çdo socialist të ndershëm dhe jo më qytetarët e këtij qarku. Kemi fiks shokët e Belindës, Ceno Klosi dhe Klevis Jahaj, që nuk i ka sjellë me vete në Fier për të përfaqësuar qytetarët por për t’i dhënë imunitet parlamentar me shpresën që do t’i mbrojë nga burgu.

Bizneset e Fierit e mbajnë mend herët ish-drejtorin e tatimeve, të korruptuarin Ceno Klosi, si njeriun që vendoste gjoba korruptive vetëm e vetëm që t’ia nxinte jetën biznesit të ndershëm fierak vetëm që t’i çonte ato drejt falimentit.

Qytetarët e Mallakastrës e kujtojnë drejtorin e ujësjellësit Klevis Jahajn që, si drejtor ujësjellësi dhe bir mallakastre, nuk bëri asnjë investim për Mallakastrën dhe sot kjo zonë mbetet zona që ka problemin më të madh me ujin e pijshëm.
Dhe meqë ra fjala te ky i fundit, kam një këshillë publike: ndrysho mallin, dhe ule pak dozën, se s’të kanë fajin shtyllat e rrugëve në Mallakastër që një herë në dy ditë i kap përqafe me makinë.

Etiketa: BallukuBardhiFierKryesore1

Lajme të lidhura

Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Para
Berisha nga Fieri: Zotohemi se brenda 100 ditëve të para do ta largojmë mjerimin nga Shqipëria

Berisha nga Fieri: Zotohemi se brenda 100 ditëve të para do ta largojmë mjerimin nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25

GJKKO ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Po ashtu mësohet...

Lexo më shumë
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com