GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I akuzuar për plagosje dhe pjesë e bandave kriminale, kërkohet arrestimi i “Darit të Elbasanit”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar për plagosje dhe pjesë e bandave kriminale, kërkohet arrestimi i “Darit të Elbasanit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e një prej emrave shumë të përfolur në botën e krimit në këtë qytet, Hajdar Bakos, i cili njihet shkurt me emrin “Dari i Elbasanit”.  Sipas informacioneve, prokuroria ka dorëzuar kërkesën për arrestimin e ti  në gjykatë ditën e sotme dhe pritet që në datën 17 janar 2022, gjyqtari Taulant Tafa, të vendosë ose jo miratimin e kërkesës së prokurorit për zëvendësimin e masës së dënimit, nga shërbim prove në vuajtjen e dënimit me burg.

Kjo do sillte dhe nxjerrjen më pas të një urdhri arresti ndërkombëtar, për Hajdar Bakon, i cili bën një jetë mes Spanjës, Italisë dhe Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas burimeve, mësohet se Hajdar Bako, prej 11 muaj me radhë i është shmangur detyrimit ligjor, për të mbajtur kontakt me shërbimin e provës në Elbasan.

 Kjo pasi në vitin 2017, me kërkesë të prokurorit, Xhelian Seferi, Bako u dënua me 4 vite burgim për “Plagosje të rëndë me dashje” në dëm të Klevis Gjinit, ngjarje kjo e ndodhur në 7 prill 2017 në ambjentet e restorant “Dervishaj”. Veç kësaj akuze, Bako u dënua dhe për “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Kush është Hajdar Bako

Hajdar Bako njihet në Elbasan dhe me mbiemrat Çopja dhe Hysa. Ndërsa së bashku me dy vëllezërit e tij, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, ka dyshime të forta se drejtojnë një grup kriminal që ka si aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike në disa shtete të Europës. Bako thirret ndryshe si “Dari i Elbasanit”, ndërsa jeton në Dubai, ku vizitën e fundit në Shqipëri e ka pasur në 6 shkurt 2021.

Sipas dosjes hetimore Hajdar Bako, rezulton i dënuar pasi në 7 prill 2017, si pasojë e një shkëmbimi zjarri ka plagosur rëndë, Klevis Gjinin. Të dyja palët kanë qënë të armatosur dhe në total është qëlluar 16 plumba me pistoletë në ambjentet e restorant “Dervishaj”. Në këtë përplasje me armë, Hajdar Bako alias Copja ka qënë i shoqëruar me vëllain e tij, Franc Copja. Të dy së bashku janë konfliktuar dhe dy vëllezërit Klevis dhe Alfred Gjini si dhe me djalin e xhaxhait të tyre, Emiljano Gjini.

Fillimisht mes pesë persona ka nisur një konflikt verbal, më pas ka vijuar me goditje fizike, duke u pasuar me përdorimin e armëve. Si pasojë e kësaj përleshje fizike dhe me armë, kanë mbetur të plagosur Klevis Gjini, Hajdar Bako dhe Emiljano Gjini. Klevisi është arrestuar nga prokuroria për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” ndaj Hajdar Bakos, ndërsa ky i fundit është arrestuar për plagosjen e rëndë ndaj Klevis Gjinit

Etiketa: arrestDari Elbasanitprokurioriurdher

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Kosovë: Arrestime dhe ngrirje pasurish në një operacion kundër korrupsionit

Kosovë: Arrestime dhe ngrirje pasurish në një operacion kundër korrupsionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com