GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi/ Kisha shpërndan miell në këmbim të votave për PS-në në Maliq?

16:20 - 25/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Denoncimi/ Kisha shpërndan miell në këmbim të votave për PS-në në Maliq?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fushata elektorale duket se ka arritur kulmin dhe duket se janë shtuar edhe akuzat dhe kundër-akuzat ndaj palëve politike në terren.

Një përplasje në 24 orët e fundit është regjistruar edhe në zonën e Maliqit, ku fillimisht ishte deputeti i PD-së Edmond Spaho, ai i cili shpërndau disa foto në rrjetet sociale, ku dhjetra qytetarë po merrnin thasë me miell, sipas demokratit, në këmbim të votave për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.

Edmond Spaho tha se mielli po shpërndahej nga bansat e Sonil Sulo Pines dhe Vjollca Qatos, teksa paraljmëroi se do të bënte kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

“Filloi shperndarja e miellit ne Maliq ne kembim te votave.

PS po shperndan miell nga shtepite e Sonil Sulo Pine dhe Vjollca Qato.

Shihni fotot e maskarenjve qe shperndajne miell per vota dhe qe pretendojne te na fusin ne Europe.]

Neser do ju bej kallzim penal ne SPAK.” – shkruante Spaho, krahas denoncimit me foto.

 

Pas denoncimit të Edmond Spahos, ka reaguar gazetari Xhensil Shkëmbi, i cili njihet si një mbështetës i zyrtarëve lokalë të PS-së në juglindje, ku pretendon se mielli po shpërndahej në emër të Kishës Ungjillore në Libonik.

“Edmond Spaho – ky nuk është miell fushate por humanizmi

Jam pjesëtar i komunitetit kishtar në Maliq prej më shumë se 8 vitesh. Çdo muaj, Kisha Ungjillore për shkak të problemeve të shumta sociale të komunitetit të Qarkut të Korçës për më shumë se 200 familje në nevojë u ka ofruar ndihma ushqimore e jo vetëm. Familje të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike, edhe për faj të politikës. Ndërsa këto ndihma janë pjesë e një projekti të fondacionit Hope for Albania, 3 vjeçar, ku shpërndahen për Krishtlindje dhe Pashkë

Kisha asnjëherë nuk e ka patur për qëllim të ngatërrojë humanizmin me politikën sepse kisha është fe, është familje, është atdhe. Krejt ndryshe nga politika.

Zoti Spaho, gratë të cilat i kishit ekspozuar në foto (duke shkelur rëndë privatësinë e individit) janë ndjerë të fyera nga ana juaj. Barrë të rëndë ke marrë përsipër shoku deputet!” – shkruan Shkëmbi.

Reagimit të Xhensil Shkëmbit, i është kundërpërgjigjur Edmond Spaho, i cili ngulmon se mielli nuk është humanitar, por puro elektoral.

Deputeti shtron pyetjen se pse kur mielli është i kishës, shpërndahet nga banesat e Sonil Pines, punonjës i Bashkisë Maliq dhe Vjollca Qatos, punonjëse e Postës.

Më tej, Spaho përmend edhe faktin se pastori i kishës, Plator Çollaku është edhe anëtar i PS-së në Këshillin Bashkiak të Maliqit, teksa ka shpërndarë edhe disa fo ku shfaqet pastori, gazetari Xhensil Shkëmbi në të njëjtën tavolinë me deputetin socialist Ilir Pendavinji, i cili garon sërish në listën e hapur të PS-së në 11 Maj.

“Zoti Xhensil Shkembi, ai nuk eshte mjell humanitar por puro elektoral.

A mund te me thuash ti Xhensil “besimtari” perse Kisha e ndan miellin ne shtepine e Sonil Pines, punonjes i Bashkise Maliq dhe Vjollca Qatos, punonjese e Postes?

Po te kujtoj ty Xhensil “gazetari” i rregjimit, qe pastori Plator Collaku eshte antar i Keshillit Bashkiak nga PS. Pra “feja” jote dhe e pastorit jane punet e PS dhe jo punet e Zotit. Fene e keni si maske per paudhesite tuaja.

Se fundi Xhensil trimi cfare kerkoni ti, Tonini, dhe pastori ne nje tavoline me Ilir Pendavinjin, sic dukeni ne keto fotot me poshte? Po merreni me punet e zotit apo punet e ndarjes se miellit?

Pergjigjet e ketyre pyetjeve Xhensil, mos mi jep mua, por SPAK, i cili do ju therrese se shpejti te gjitheve ju manipuluesit e zgjedhjeve.” – shkruan Spaho.

 

Pra, deputeti Edmond Spaho pretendon se mielli po shpërndahet në këmbim të votave, por është “kamufluar”, duke u shpërndarë në emër të Zotit.

*Të gjitha fotot e denoncimeve të Edmond Spahos:

         

Etiketa: kishamiellvota

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
22-vjeçarja e dehur u thyen pajisjet, babë e bir e rrahin me grushte

22-vjeçarja e dehur u thyen pajisjet, babë e bir e rrahin me grushte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com