GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

INSTAT: Mbi 700 mijë shqiptarë kanë ikur në vendet e BE-së nga 2008-a

22:14 - 06/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FRONTEX: 15 mijë emigrantë u kapën, për 11 muaj në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në çdo vit valë largimesh regjistrohen në vendin tonë. Ndërsa në një raport të publikuar së fundmi Instituti i Statistikave tregon se, mbi 700 mijë shqiptarë kanë ikur në vendet e BE-së nga 2008-a. Konkretisht, në vitin 2008 mbi 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje për të jetuar e punuar në ekonominë më të madhe të Europës. Në 2019-n, numri i tyre i kaloi 12 mijë. Në 2020-n, ndonëse në pandemi dhe kufizime të forta në lëvizje, u dhanë rreth 8,300 leje qëndrimi.

Në vitet e mëparshme, Gjermania nuk e kishte prioritet afrimin e shtetasve shqiptarë. Për shembull në 2011, vitin e parë kur u hoqën vizat për lëvizjen në vendet e BE-së, Gjermania dha vetëm 350 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë. Në total, që nga viti 2008, kur INSTAT raporton të dhënat, Gjermania ka dhënë gjithsej  48.5 mijë lekë, por 64% e tyre u dhanë vetëm në periudhën 2018-2020.

Në vitin 2020, Gjermania për herë të parë u rendit si shteti i dytë për lejet e dhëna për shtetasit shqiptarë, me 22% të totalit, pas Italisë me 34% dhe duke lënë pas Greqinë, me 20.6%. Historikisht Italia dhe Greqia kanë qenë dy shtetet më mikpritëse për shqiptarët që duan të jetojnë e punojnë jashtë.

Të dhënat më të detajuara për shtetasit që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare, tregojnë se në 2019-2020,  po ikin kryesisht si familje, teksa gati 40% e lejeve u dhanë për fëmijët nën 14 vjeç. Gjermania, e cila po përballet me kufizime në tregun e brendshëm të punës, po tërheq vitet e fundit shtetas nga e gjithë bota, përfshirë dhe shqiptarë. Specialitete si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani.

Etiketa: EmigranteInstatlargime

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë
Aktualitet

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë

15:17 - 19/02/26
Para
E habitshme, droni shpëton të moshuarin nga vdekja

E habitshme, droni shpëton të moshuarin nga vdekja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të presidentit të ShBA-së Donald Trump mori pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes,...

Lexo më shumë
Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

18:47 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com