GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi për Gjicin/ Apeli i Tiranës pranon kërkesën për caktimin e ekspertëve, do vendosin nëse është i sëmurë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Safet Gjici lë qelinë, shtrohet me urgjencë në spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është ankuar në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm për vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që i rrëzoi vendimin për lirim para kohe.

Mbrojtësi ligjor Përparim Kulluri, kërkoi nga gjykata caktimin e ekspertëve që të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të klientit të tij, kërkesë e cila u pranua nga trupa e gjykimit.

Në seancën e radhës të datës 12 maj, në Apel pritet të paraqiten ekspertët dhe t’i paraqesin gjykatës konkluzionet e aktit në rast se ish-kryebashkiaku socialist është apo jo në gjendje të marrë trajtim të nevojshëm mjekësor në kushtet e burgut, apo nëse i rrezikohet jeta nga qëndrimi në qeli. Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga Apeli i GJKKO.

Ai u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 dhe u dënua përfundimisht nga Apeli i Posaçëm në muajin qershor të këtij viti me 4 vite e 6 muaj burg, dënim i cili u reduktua në 3 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjici pretendonte lirimin e parakohshëm për shkak të problemeve shëndetësore, komplikacione me diabetin dhe zemrën, teksa u trajtua edhe në spital. Në muajin tetor 2024 ai dorëzoi kërkesën në Gjykatën e Elbasanit për lirim të parakohshëm nga qelia.

Gjici u dënua pas aferës seksuale në zyrë, me Alma K., edhe kjo e dënuar nga Apeli i GJKKO me formë të prerë.

Më 24 Qershor të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO rriti në 4 vite e 6 muaj burg me formë të prerë dënimin ndaj tij, teksa ishte arrestuar më 24 qershor të vitit 2023.

Apeli i Posaçëm ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, për veprën penale të “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

 

Etiketa: Apelidenimieksperti semurSafet Gjiciverifikime

Lajme të lidhura

Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës
Aktualitet

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!
Aktualitet

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26
Para
Arbjan Mazniku porosit 200 milionë lekë dreka e darka, tenderi denoncohet në KPP

Hetim për shpërdorim detyre, ministri Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës
Aktualitet

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, të lidhura me hetimet për aktivitetin kriminal të kartelit të...

Lexo më shumë
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26
Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26
Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

11:52 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com