GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha me biznesin fason: Do kompensojmë çdo humbje nga rënia e euros, çmimi i energjisë ulet nga 18 në 6 lekë

14:04 - 28/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha me biznesin fason: Do kompensojmë çdo humbje nga rënia e euros, çmimi i energjisë ulet nga 18 në 6 lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një takim të zhvilluar pranë një fasonerie në autostradën Tiranë-Durrës, lideri i opozitës, Sali Berisha, prezantoi masat emergjente që qeveria e ardhshme do të ndërmarrë për të shpëtuar sipërmarrjet shqiptare nga vështirësitë ekonomike.

Berisha theksoi se rënia e euros ka dëmtuar rëndë eksportuesit dhe premtoi kompensim të plotë për çdo humbje të shkaktuar. Gjithashtu, ai shpalli uljen të çmimit të energjisë për bizneset prodhuese nga 18 lekë në 6 lekë për kWh, si një lehtësim i drejtpërdrejtë për sipërmarrjen.

Berisha denoncoi boshatisjen dramatike të vendit për shkak të emigracionit masiv dhe theksoi rëndësinë e një politike të re demografike dhe mbështetje të madhe për lindjen e fëmijëve dhe rikthimin e të rinjve shqiptarë.

Fjala

Vetëm përgëzime dhe siguri se ne do bëjmë një revolucion fiskal.
Do të transformojmë klimën për biznesin.
Kësaj here ne kemi edhe një eksperiencë, dhe me shpejtësi do të vendosim standardet më optimale, më miqësore për biznesin.
Për të gjithë eksportet, ne garantojmë së pari një bord që do kompensojë qindarkë për qindarkë rënien e euros, që është një faktor që dëmton shumë çdo sipërmarrës që prodhon për eksportin.
E dyta, ne do ulim çmimin e energjisë nga 18 do të jetë 6 lekë. Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin.
Rënia e euros është një problem shumë i madh.
U boshatis vendi. Para një jave unë isha në Qafë të Malit, një investim me të vërtetë shumë impresionues në ujin Lajthiza, një investim dhjetëra milionë euro.
Punëtorë nga Azia, kishte edhe vendas, por punëtorë nga Azia.
Para dy ditësh isha në Borsh. Në Borsh nga Mianmari gjeta aty.
Ky ndoqi këtë politikë, të ikin se do marrim punëtorë nga jashtë.
Mirëpo kjo na zbrazi ne, e zbrazi në mënyrë të pamëshirë dhe i ka dhënë vendit disa tregues që nuk i ka më askush.
Javën e kaluar, sipas OKB, ne ishim vendi me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit.
Çka do të thotë se një përpjekje shumë të madhe duhet të bëjmë për ta sjellë kombin në moshën e rinisë, se faktikisht e ka humbur atë moshë.
Kanë ikur mbi 600 e ca mijë të rinj në 10 vite.
Krahu i punës dhe tregu i punës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne, edhe në këtë aspekt do kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me sipërmarrjen në mënyrë që të ketë një trajnim të vazhdueshëm.
Shteti do të krijojë të gjithë lehtësirat fiskale dhe të tjera për këtë proces.
Do bëjmë një politikë demografike me të cilën synojmë të nxisim në maksimum lindjen e fëmijës së tretë, duke e marrë përsipër nga lindja gjer 23 vjeç.
Do bëjmë gjithçka për të kthyer ata që kanë ikur, siç jeni kthyer ju, një histori e vërtetë suksesi dhe sot mbijetoni në kushte të vështira.
Në kushte të vështira sepse rënia me 35 përqind i kursit të euros dhe injorimi total i kësaj rënie, sepse qeveria ka mundësi t’u kompensojë sepse ju paguani rrogat, ju keni arritur ta mbani, por të tjerët kanë falimentuar. Me mijëra punëtorë kanë humbur vendet e punës.
Kjo sepse bëhet marrëveshje mes trafikantëve dhe betonit. Mes trafikantëve dhe qeverisë. Kjo është e vërteta.
Tre vite me radhë që prodhimi industrial bie në mënyrë të vazhdueshme.
Nga viti 2023 deri në vitin 2024, eksportet, që janë prodhim dhe punësim, kanë rënë me 32 përqind.
Pra është krijuar një rreth vicioz.
Por ne do e presim këtë rreth vicioz.
Prapë do i rikthehemi biznesit. Ne duhet të krijojmë klimën më miqësore.
Për ne, motoja do jetë prodhim, prodhim, prodhim.
Prodhimi është punësim, prodhimi është të ardhura, prodhimi është zhvillim dhe ne do bëjmë gjithçka për prodhimin.

Etiketa: berishafasoneriKryesore1

Lajme të lidhura

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Para
Kaos në Spanjë dhe Portugali, ndërprerje masive e energjisë elektrike

Kaos në Spanjë dhe Portugali, ndërprerje masive e energjisë elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com