GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Patronazhistët nuk janë më shaka: Demokracia e survejuar dhe “hakmarrja” elektorale

10:30 - 29/04/25
në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Patronazhistët nuk janë më shaka: Demokracia e survejuar dhe “hakmarrja” elektorale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria aktuale po na tregon gjithnjë e më shumë se në vendin tonë Demokracia nuk ka hyre kurrë, madje as këmbët nuk ka mundur te fus.

Ju kujtohet besoj vitit  2021, kur shpërtheu skandali i patronazhistëve, shoqëria shqiptare u gjend përballë një realiteti të zymtë: të dhënat personale të qytetarëve ishin përdorur në mënyrë sistematike nga një strukturë politike për të hartuar profile zgjedhore dhe për të “monitoruar” votën. Emrat, numrat e telefonit, përkatësia partiake, statusi në emigracion,  të gjitha këto të organizuara në një bazë të dhënash që më shumë i ngjante një regjimi të mbikëqyrjes sesa një partie moderne në një shtet demokratik.

Atëherë, kryeministri Edi Rama e quajti këtë skandal një “keqkuptim”, një “inflacion të shqetësimit” nga opozita dhe mediat. Por këtë prill, Rama riktheu temën në rubrikën e tij të përjavshme “Sy m’sy” në mënyrën më befasuese të mundshme: me humor, por edhe me kërcënim të nënkuptuar.

“Mos u krruani me patronazhistët, sepse janë hakmarrës dhe rrisin tempin“, tha ai mes të qeshurave, duke shtuar se “nuk lënë votë të bjerë në tokë”.

Ajo që dikur u paraqit si “infrastrukturë normale e fushatës” tashmë po kthehet në një fenomen që kryeministri jo vetëm e mbron, por e shfrytëzon si mjet presioni psikologjik dhe politik. Një “ushtri” në hijet e sistemit demokratik që nuk merret më vetëm me ndihmë për zgjedhje, por me hartimin e një harte të detajuar të bindjeve politike të çdo qytetari.

A është kjo normale?

Në çdo demokraci funksionale, të dhënat personale mbrohen nga ligji. Preferenca politike është një nga të drejtat më të shenjta dhe më intime të individit. Ajo nuk duhet të jetë objekt i analizës nga një patronazhist që e njeh qytetarin më mirë sesa vetja e tij. Por në Shqipëri, ku kriza e besimit ndaj institucioneve është e thellë, vetë shteti po e kthen mbikëqyrjen në normale.

Çfarë ndodh kur kryeministri i vendit bën thirrje publike për mobilizimin e patronazhistëve dhe paralajmëron kritikët që të mos “merren me ta” sepse janë hakmarrës? Në çdo vend tjetër kjo do të shkaktonte reagim të menjëhershëm nga institucionet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Por në Shqipëri, reagimet janë të zbehta , një normalizim i së jashtëzakonshmes ky.

Rrjedhja e të dhënave nuk është më e shkuar: është politikë aktive

Pas publikimit të skandalit të databazës së vitit 2021, një pjesë e madhe e shoqërisë civile, e mbështetur nga juristë dhe aktivistë të privatësisë, ngriti alarmin për shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Rrjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS dhe përfshirja e tyre në skemën e patronazhistëve është akoma objekt hetimi, por askush nuk është ndëshkuar.

Tani në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025, Rama i jep sinjalin strukturave të PS-së që të “mos lënë asnjë votë në tokë” duke përfshirë edhe emigrantët, për të cilët kërkohet identifikimi i adresave dhe lidhjeve familjare nga vetë administrata shtetërore.

Ky është një alarm serioz: kur shteti përkulet përpara partisë dhe përdoret për qëllime zgjedhore, jemi përballë një përmbysjeje të të gjithë parimeve të një sistemi demokratik.

E ardhmja? Në duart e qytetarëve dhe drejtësisë

Mbrojtja e të dhënave personale nuk është thjesht një çështje teknike. Është baza e një shoqërie të lirë. Dhe nëse patronazhistët do të vazhdojnë të “rrisin tempin”, ashtu siç paralajmëron me buzëqeshje Kryeministri, atëherë qytetarët duhet të rrisin rezistencën. Jo me dhunë. Por me denoncim, vetëdije dhe votë.

Sepse nuk është vetëm një çështje patronazhistësh. Është një çështje besimi, drejtësie dhe e ardhmja e demokracisë shqiptare. Është çështje lirie në këtë vend me maska demokracie, por me vepra diktature.

Etiketa: Edi RamakercenimKryesore1patronazhistetvjedhje te dhenashZgjedhje

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Zbardhet krimi i 7 viteve më parë/ Antonio Karafili u vra nga e dashura dhe partneri i saj

Zbardhet krimi i 7 viteve më parë/ Antonio Karafili u vra nga e dashura dhe partneri i saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com