GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës/ Skema

21:45 - 29/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës/ Skema
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për përfitimin e paligjshëm të banesave sociale në qytetin e Durrësit.

Ata premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt pagimit të shumave monetare që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 euro.

Hetimi nisi mbi dy vite më parë  pas investigimit të emisiont Fiks Fare, i cili zbuloi, një rrjet individësh që kërkonin shuma të mëdha parash për të siguruar një banesë sociale, pa ndjekur kriteret ligjore. Në qendër të skemës ishte një person që prezantohej si “shef i Task-Forcës së Ujësjellësit”, i cili premtonte përfitimin e banesës kundrejt pagesës, duke përfshirë edhe ndërhyrje në dokumentacionin zyrtar.

Personat që ishin të interesuar për banesa sociale, veç pagesës paraprake dhe ‘kafes’, do t’u dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve. Hyrja në banesë do të bëhej pas disa muajsh.

Bashkëpunëtorët e Fiksit bëjnë dy takime me një person V.K që prezantohet si shef i Task-Forcës së UK, ku shprehet se ka njohje për të përfituar kundrejt 15 mijë eurove banesë sociale. Në bisedë ai tregon se në këtë mënyrë ka përfituar vëllai i tij ndaj del garant për t’i takuar me personin e duhur.

Edhe në takimin e dytë ai qetëson bashkëpuntorët e Fiksit se nuk ka problem se ku e kanë pashaportizimin, mjaftojnë lekët dhe gjithçka kopsitet. Takimi tjetër bëhet me G.G që tregon se skema funksionon shumë mirë dhe se ai personalisht ua ka bërë disa personave të tjerë.

“Çdo gjë o vëlla e ke pa merak. Unë kam marrë, çuni i xhajës, ja kam marrë motrës time. Unë i kam pleqtë, të dy pleqtë i kam ndarë dhe i kam futur e kanë marrë 2 plus 1. Tani dozohen letrat ça ka folur V.  Pas një muaji të vjen  mesazhi  ty apo në emër kujt do e vihet që jeni përfitues. Ose të marrin në telefon ose të vjen mesazhi se jeni përfitues i kësaj. Pasi je përfitues të thotë që do të njoftoheni edhe për letrat tjera  se do të dorëzosh edhe ca dokumentet të tjera pastaj.

Do dorëzosh që nuk ke biznes, nuk ke tatime tek taksat e këto…. Në tetor, o në mes të tetorit e futesh brenda. Për momentin pagua diku tek  73 – 74 mijë  (lekë të vjetra) në muaj. Sipas metrave katrorë paguhet edhe shtëpia. Pastaj për 3-4 vjet e paguan totalisht e kalon në emrin tënd”, sqaron personi i dytë duke theksuar se të gjitha këto bëhen vetëm pas një pagese prej 15 mijë eurosh.

Pas investigimit të Fiksit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi hetimet në 31 dhjetor të vitit 2024 dhe çoi çështjen në gjykatë. 8 të pandehurit u akuzuan për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 245/1 të Kodit Penal.

Ndërkohë që dje Gjykata e Posaçme  për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka shpallur  vendimin për 8 të pandehurit, duke i shpallur ata fajtor për skemën e mashtrimit . Ku në bashkëpunim  me njëri- tjetrin  nën petkun e  punonjësve të administratës, u premtonin qytetarëve banesave sociale  kundrejt parave .

 Në vendimin e GJKOO-s të pandehurit u  dënuan me:

-G. S është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dënimi me 2 vite e 4 muaj burgim.

-V. K është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

-V.M është shpallur fajtore për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, u dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

-B. L është shpallur fajtore për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim në dy raste, për të cilat është dënuar në bashkim të dënimeve, me një masë të vetme prej 3 vite burgim.

-E.Ç është shpallur fajtore  për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dy herë. U dënua përfundimisht me 1 vit e 10 muaj burgim.

Gjykata vendosi dënime me burg për pjesën më të madhe të të akuzuarve, ndërsa 3 prej tyre u dënuan me shërbim prove.

Ky rast konsiderohet një sukses i bashkëpunimit mes gazetarisë investigative dhe institucioneve të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit në sektorët socialë./TCH

Etiketa: Durrësryshfet

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
“SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin”, Duka: Duhet rezultat para 11 majit

"SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin", Duka: Duhet rezultat para 11 majit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com