GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë, por jo ndotje

11:02 - 30/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë, por jo ndotje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

39 vite më parë, më 26 prill 1986, Europa u përball me një nga katastrofat më të mëdha: shpërthimin e centralit bërthamor në Çernobil. Ky aksident ‘shkundi’ botën, por sot duket si një kapitull i harruar i historisë.

Fizikanti Rustem Paci e ka vizituar Çernobilin në vitin 2004 gjatë një misioni trajnimi. Në emisionin “Aldo Morning Show” ai shpjegon se energjia bërthamore është nga më të pastrat sepse ndotja ambientale është shumë e vogël, me përjashtim të mbetjeve që krijohen nga materiali bërthamor.

Katastrofa në Çernobil bën thirrje për një kujdes në lidhje me mënyrën si energjia bërthamore shfrytëzohet, shpjegon ai. Një gabim teknik i uljes së fuqisë së reaktorit, një gabim teknik rreth orës 2 të mëngjesit shkaktoi daljen e një sasie të materialit bërthamor (rreth 3-5%), kurse pjesa tjetër ka mbetur brenda sarkofagut. Por cilat janë pasojat që ka lënë pas Çernobili ende sot?

Rustem Paci: Në përgjithësi, koncepti i energjisë bërthamore është që bërthamat më të mëdha ndahen në bërthama më të vogla dhe ato prodhojnë energji. Në këto bërthama të vogla, elementët kryesorë që kanë dalë kanë qenë stroncium, cezium, jod. Jodi është një nga ata elementë radioaktivë i cili vendoset në gjëndrën tiroide dhe ka një kohë gjysmë zbërthimi fatmirësisht 8 ditë, jo siç është stronciumi dhe ceziumi që është 29-30 vjet. Megjithëse sot ka kaluar, 30, vetëm gjysma e tij është zbërthyer. Problemet  kryesore që vijnë nga dalja e lëndës bërthamore në mjedis është që kjo  lëndë më tej do të mbivendoset në sipërfaqen e tokës në të gjithë zonën e gjelbër rreth e përqark dhe zinxhiri ushqimor fillon pikërisht nëpërmjet këtyre elementëve dhe kjo bën që njeriu të jetë i ekspozuar ndaj këtyre rrezatimeve, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Procesi nuk është shumë i thjeshtë. Sot e kësaj dite pranë centralit  bërthamor në Çernobil është zona e kufizuar, zona e izoluar ku nuk lejohet publiku, janë krijuar disa shtigje në të cialt niveli i rrezatimit është pothuaj natyral dhe është kthyer në një atraksion turistik,  ndërkohë që qyteti i Pripyat, të cilin unë kam pasur rast ta shoh, është kthyer nëë një qytet fantzmë ku gjithçka ka ngelur siç ka qenë në vitin ’86  sepse brenda 35 orëve të para, 50 mijë  banorë të Pripyat u zhvendsën dhe një pjesë e zonave të Çernigovit, Çernobilit ikën dhe gjatë kohës që unë kam qenë atje ne kemi ndenjur në një zonë më të largët, Slavutic, ku për të shkuar në Çernobil, duhet të kalonim në kufirin bjellorus dhe përsëri në atë ukrainas. Sigurisht që ka zona që akoma niveli i radioaktivitetit është i lartë.

Etiketa: fizikantigjurmeNdotjerrezikshperthimi i cernobilit

Lajme të lidhura

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Para
Pukë/ Rrahu gruan dhe fëmijët, arrestohet 42-vjeçari

Morën peng 68-vjeçarin dhe kërcënuan gruan për t’i marrë 20 milionë lekë! Arrestohen autorët në Tiranë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Lexo më shumë
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com