Bamirësia e banorëve të Bërdicës të Shkodrës po i ndërton një familjeje me tre fëmijë të mitur dhe nënën e tyre një banesë, pasi fatkeqësisht një vit më parë fëmijët mbetën jetimë pas ndarjes nga jeta të babait të tyre.
Duke qenë në kushte të vështira ekonomike dhe me një banesë thuajse të pabanuar, banorët e zonës dhuruan secili diçka, duke mundësuar ndërtimin e një banese për këtë familje. Por ndërtimi ka mbetur në mes, pasi bashkia ka gjobitur nënën e fëmijëve dhe ka raportuar rastin në Policinë e Shkodrës për ndërtim pa leje.
Ky veprim ka indinjuar banorët, të cilët i kërkojnë bashkisë që të japë ndihmën e saj për sistemimin e kësaj familjeje, dhe jo të bllokojë punimet apo të procedojë penalisht nënën me tre fëmijët jetimë.
Ndërkohë nga Bashkia e Shkodrës ende nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë rast.
Familja Alijahaj nga fshati Trush i Shkodrës, humbi kryefamiljarin një vit më para nga një atak kardiak duke lënë nënën me tre fëmijë, i vogli 10 muajsh, pa një çati mbi kokë dhe në qiell të hapur. Për këtë arsye banorët e zonës kanë mbledhur fonde dhe kanë vendosur që t’i ndërtojnë familjes dhe tri jetimave një banesë.
Teksa themelet janë hedhur dhe shtëpia është ngritu,r Bashkia ka ndërprerë punimet duke lënë fëmijët dhe nënë e tyre jashtë.










Discussion about this post