GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha apel policisë e administratës: Zbatoni ligjin dhe jo urdhrat e kriminelëve, patronazhistët do ndiqen si terroristë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha apel policisë e administratës: Zbatoni ligjin dhe jo urdhrat e kriminelëve, patronazhistët do ndiqen si terroristë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Librazh në kuadër të zgjedhje të 11 majit u ka garantuar banorëve të Hotolishtit se zëri dhe vullneti i tyre do të jenë të paprekshëm në çdo proces vendimmarrës. Lideri i opozitës gjithashtu paralajmëroi forcat e policisë dhe administratën publike që të mos zbatojnë urdhra politikë të ardhur nga “komisarë kriminelë”, por të qëndrojnë në krah të ligjit dhe qytetarëve.

Mos u bëni patronazhistë. Ju garantoj se patronazhistët do të ndiqen si terroristë elektoralë gjatë gjithë jetës së tyre,” përfundoi fjalen Berisha.

Pjesë nga fjala:

Banorëve të Hotolishtit iu jap fjalën se asgjë nuk do bëhet në kundërshtim me vullnetin e tyre. Se zgjidhja do jetë ajo që ata meritojnë dhe kërkojnë. Dhe ata kanë të drejtë në çdo ligj kombëtar dhe ndërkomnbëtar të përfillen dhe të vendosin për fatin e tyre. Kam një thirrje për anëtarët e forcave të policisë u bëj thirrje mos shkelmoni mbi djersën tuaj, mbi mundin tuaj, mbi sakrificat tuaja.

U garantoj se pas 11 Majit, çdo orë e tyre do paguhet, trajtim i ri për çdo polic. Por mos zbatoni urdhra kriminelësh, komisarë kriminelësh që bashkëpunojnë me bandat, zbatoni ligjin, jini shërbëtorë të vërtetë të ligjit dhe qytetarëve. Një thirrje kam për punonjësit e administratës. Qëndroni të palëkundur, shërbëtorë të qytetarëve, besnikë të ligjit. Mos u bëni terroristë patronazhistë sepse u garantoj se patronazhistët do ndiqen si terroristë elektoralë gjithë jetën e tyre.

Të dashur miq, unë po vij nga Valencia. Kongresi i PPE i 82 partive politike, kongresi i forcës më të fuqishme në Europë, miratoi një rezolutë, në të cilën gozhdonte Edi Ramën dhe regjimin e tij si një regjim që minon votën e lirë.
Si një regjim që minon demokracinë. Si një regjim që bashkëpunon me krimin. Si një regjim që nuk ka të ardhme. Si një regjim që nuk e do Shqipërinë në Europë. Ndaj u bëj thirrje të dëgjoni zërin e miqve tanë, që shohin tek PD forcën kryesore politike të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, të begatimit dhe prosperitetit të tyre, të integrimit të tyre në Europë. 11 Maji është dita e ndryshimit, dita e fitores. E Librazhdit madhështor, Elbasanit madhështor, Shqipërisë madhështore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

 

Etiketa: berioshaKryesore1Policiterroriste

Lajme të lidhura

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:13 - 02/06/26
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve
Aktualitet

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj
Aktualitet

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

09:02 - 02/06/26
Para
Ministrja e Ramës ‘shpëton’ më në fund nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT

Ministrja e Ramës ‘shpëton’ më në fund nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:13 - 02/06/26

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e...

Lexo më shumë
“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun: Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë!

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun: Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë!

10:00 - 02/06/26
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

09:02 - 02/06/26
Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

08:38 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbets10 girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş