Kandidati i PD në listën e hapur të koalicionit “Shqipëria Madhështore” në Tiranë, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “LOG u shpreh se në zgjedhjet e 11 majit, PD do të marrë më shumë se 12 mandate në qarkun e Tiranës.
Analizës së analistit Dritan Hila, se gara në Tiranë do të jetë e fortë, përballë Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit të cilët kanë partitë nga pas, Alimehmeti tha se projeksioni i tij është për fitoren.
“Ju ftoj ju që këto “gojët e liga”, t’i ftoni pas zgjedhjeve dhe të na i thonë përballë arsyet pse po i përhapin këto lajme. Unë them se PD merr shumë më shumë se 12 mandate në Tiranë, të jeni të sigurt”, tha kandidati i PD në Tiranë, Ilir Alimehmeti.










Discussion about this post