GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Boçi: Beci po përpiqet të vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

14:31 - 09/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Boçi: Beci po përpiqet të vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, duke e cilësuar si organizator të përpjekjeve për të manipuluar votat e qytetarëve më “11 maj”.

Në një deklaratë për media, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, tha se Beci është ndërgjegjësuar se nuk mund ta ndalë dot fitoren e opozitës në Shkodër, por vazhdon të abuzojë me detyrën dhe të politizojë administratën bashkiake.

“Lajmi i mirë se edhe organizatori i çdo përpjekje për të penguar vullnetin e shkodranëve më 11 Maj, Benet Beci, e ka kuptuar se e ka të kotë. Nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë. Lajmi i keq është se për Benetin, vesi dalka me shpirtin. Ashtu siç erdhi, i marrë peng, kërkon të imponohet duke marrë peng një proces që është fillimi i fundit të tij. Benet, kjo është direkt për ty. Boll. Hiq dorë se e ke bere Bashkinë si Çerdhe Partie! Rama ta ka gjetur zëvendësuesin pas datës 11 dhe po të çon ti bësh shoqëri Erion Veliajt. Presioni që po ushtron ndaj administratës shtetërore, por edhe direkt ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike janë përpëlitjet e një regjimi që po shembet. Konkretisht, presioni ndaj dy komisionarëve tanë, Petrit Dyli dhe Fatmir Shabaj, nga Jozef Kulla, me titull Drejtor i Mirëmbajtjes së Objekteve, Bashkia Shkodër dhe nga sot Bandit politik, përbën shkelje ligjore dhe është dhune politike”, denoncoi Boçi.

“Ti dhe drejtori yt jeni tashmë të raportuar në misionet ndërkombëtare dhe do kallëzoheni në SPAK për krim zgjedhor Sot mesazhi ynë është i qartë për çdo punonjës të ndershëm të këtij vendi: mos hezitoni ta ndëshkoni një regjim që po shembet pa kthim. Askush nuk ka të drejtë t’ju shantazhojë për vendin tuaj të punës dhe pas 11 Majit, kjo sjellje nuk do të harrohet dhe as të tolerohet. Ne nuk kemi betejë me administratën. Përkundrazi – ne do t’i mbrojmë pa asnjë mëdyshje”, shtoi ai.

Etiketa: benet beciBociLuciano Boci

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Apeli e la në burg, Veliaj: Më ngritën kurth, po m’i hedhin çelësat në det…

"Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë", opozita kërkon shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com