GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediat gjermane: Strategu i fushatës së Trump do rrëzojë edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama

11:15 - 10/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mediat gjermane: Strategu i fushatës së Trump do rrëzojë edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Media të shumta gjermane po i bëjnë jehonë zgjedhjeve shqiptare. Franfkurter Rundschau raporton se ‘maestroja’ i fushatës së Trump do të rrëzojë kryeministrin shqiptar

Nga Christian Stoer, FR

Nga po shkon Shqipëria?

Kjo është pyetja që i mundon njerëzit në gadishullin Ballkanik përpara zgjedhjeve parlamentare më 11 maj.

Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri konsiderohet vendimtar për rrugën e mëtejshme të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kush mund të shpresojë për fitore?

Dy parti dhe aleanca janë në garë për fitoren: Kryeministri aktual Edi Rama (Partia Socialiste) ka shpallur synimin për të vazhduar përpjekjet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Rivali i tij kryesor është ish-kryeministri dhe ish-presidenti i djathtë Sali Berisha, i cili udhëheq një aleancë opozitare me një slogan elektoral të frymëzuar nga presidenti amerikan Donald Trump për një “Shqipëri madhështore”.

Guru-ja i fushatës së Trump-it synon ta çojë Berishën drejt fitores

60-vjeçari Edi Rama synon një mandat të katërt si kryeministër. Në fushatën zgjedhore, kreu i Partisë Socialiste vuri në dukje përfitimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian: Sipas tij, dyert e hapura për në Bruksel janë çelësi për t’u mundësuar të gjithë shqiptarëve të gëzojnë “të njëjtat të drejta si qytetarët e vendeve të tjera evropiane”.

Kundërshtari i tij, Sali Berisha, pas dymbëdhjetë vitesh në opozitë, dëshiron të rikthehet në pushtet. 80-vjeçari është paraqitur si një udhëheqës i fortë dhe fokusohet te ringritja ekonomike: “Ne jemi të vetmit që mund ta rikthejmë në jetë ekonominë e vendit, të vetmit që mund ta çojmë përpara Shqipërinë,” deklaroi ai.

Megjithatë, Berisha është në shënjestër të drejtësisë shqiptare për akuza korrupsioni. Për shkak të dyshimeve se ka lidhje me krimin e organizuar, atij i është ndaluar hyrja në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2021.

Berisha shpreson për një kthesë: Me këshilltarin e Trump-it drejt fitores në zgjedhjet shqiptare? 

Partia e Berishës ka angazhuar posaçërisht për fushatën zgjedhore strategun amerikan të fushatave, Chris LaCivita, i cili bashkë me Susie Ëiles udhëhoqi fushatën e Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024.

“Gjatë dy viteve të fundit, Chris LaCivita ka këshilluar dy figura të mëdha politike në dy vende të ndryshme,” citoi gazeta amerikane Politico zëdhënësin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Alfred Lela: “Donald Trump dhe Sali Berisha.”

Sipas Lelës, të dy burrat kanë “profile jashtëzakonisht të ngjashme”. Ata janë ndjekur nga institucione brenda dhe jashtë vendit dhe janë paraqitur si “të jashtëm të rrezikshëm” që duhej të eliminoheshin me çdo kusht nga politika.

LaCivita ka një objektiv të qartë: “Me një demokraci të lulëzuar dhe një miqësi të vërtetë me Amerikën, mund ta bëjmë sërish Shqipërinë madhështore,” tha ai në një aktivitet në fillim të kësaj fushate.

Këshilltari i Trump-it e quan kryeministrin “kukull të Soros-it” përpara zgjedhjeve në Shqipëri 

Të njëjtin ton mbajti edhe gjatë një konference për shtyp në shkurt: “Ne duam të ndihmojmë në zgjedhjen e një kryeministri që është një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe që do të bashkëpunojë me sukses me Presidentin Trump dhe SHBA-të,” tha LaCivita në atë kohë në Tiranë. Ai e quajti Ramën “kukull të George Soros-it” dhe shtoi: “Nuk mund të jesh njëkohësisht kukull e George Soros-it dhe mik i Shteteve të Bashkuara.”

Sipas Politico, në ekipin këshillues të LaCivitës për Berishën përfshihet edhe Paul Manafort, i njohur si drejtues i fushatës së Trump-it në vitin 2016. Manafort është dënuar dy herë për evazion fiskal, mashtrim dhe konspiracion. Në total, ai u dënua me 7.5 vite burg. Trump e fali atë në dhjetor të vitit 2020.

Sondazhet për zgjedhjet në Shqipëri tregojnë socialistët në epërsi – këshilltari i Trump-it shpreson për një kthesë 

Megjithatë, sondazhet tregojnë se Partia Socialiste në pushtet mund të fitojë rreth 48% të votave, ndërsa aleanca e Berishës ndodhet më shumë se dhjetë pikë përqindje prapa. Megjithatë, besueshmëria e ulët e sondazheve në Shqipëri mund të sjellë ende një surprizë.

Për herë të parë në një zgjedhje parlamentare, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë me postë. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 245.935 persona nga diaspora janë regjistruar. Edhe për këtë arsye, nuk është e qartë nëse sondazhet për zgjedhjet në Shqipëri janë të besueshme.

Etiketa: kryeministerMEDIAstrateg

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Vetëvaret në banesën e marrë me qira shtetasi amerikan në Tiranë

E rëndë në Lushnjë, gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com