GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Intervista e Ramës në ‘Opinion’ nuk mbështetet nga shqiptarët, por vietnamezët në Facebook!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista e Ramës në ‘Opinion’ nuk mbështetet nga shqiptarët, por vietnamezët në Facebook!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qindra komentues, në dukje nga Vietnami u angazhuan të ndiqnin live intervistën e kryeministrit Edi Rama dhe stafit të tij të premten në Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ndërsa komentuan thuajse në mënyrë automatike mesazhe në dukje në favor të “Lëvizjes Bashkë”.

“Nëse doni ndryshim dhe jeni me të majtën e vërtetë, votoni numrin 2, Arlind Qori”, shkroi Ngô Thương, nga Vietnami. Mesazh që u replikua nga dhjetëra profile të ngjashme. Në faqen e Ramës u shënuan edhe mbi 1 mijë reagime që shprehnin zemërim, po ashtu nga profile prej Vietnamit apo vendeve të tjerë të Azisë.

Megjithatë Lëvizja Bashkë mohoi kategorikisht të ishte e lidhur me sulmin dhe e cilësoi një përpjekje të kundërshtarëve për ta përbaltur atë. “Ne nuk bëjmë gjëra të tilla, aq më pak të paguajmë profile të rreme. Aktivistët tanë komentojnë vetëm me profilet e tyre. Me sa duket kjo është një orvatje e kundërshtarëve tanë për të na përbaltur”, i tha BIRN Arlind Qori.

Kryeministria dhe Partia Socialiste nuk iu përgjigjen pyetjeve për koment, nëse kjo metodë e çuditshme ishte përdorur për të rritur angazhimin në videon live dhe as nuk mbajtën qëndrim në lidhje me fushatën që zgjati më shumë se një orë përgjatë intervistës.

BIRN gjeti në një investigim të mëparshëm se një skemë e tillë për të rritur angazhimin në rrjete sociale ishte e pranishme në faqen Team Edi Rama, e cila pavarësisht numrit jo domethënës të ndjekësve arrinte 1.6 milion shikues me videot e saj.

Përveç kësaj faqeje, dhjetëra të tjera të ngjashme në Facebook dhe Instagram janë angazhuar gjatë javëve të fundit në atë që ekspertët e komunikimit e përshkruajnë si fushatë elektorale nga “palë të treta” – profile sociale që formalisht nuk lidhen me partitë politike, por që qartazi përhapin mesazhe elektorale gjatë fushatës, të cilat në shumë raste godasin rivalët politikë me përmbajtje denigruese./ BIRN

Etiketa: facebokkRamavietnameze

Lajme të lidhura

Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?
Aktualitet

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçarit portugez te “Principotes” në Ksamil, gjendet thika që përdori Sokrat Vata

13:34 - 23/08/26
Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet
Aktualitet

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

13:25 - 23/08/26
Para
Noka poston videon: Krim elektoral hapur fare! Patronazhistët po shpërndajnë tapi shtëpish edhe në rrugë

Noka poston videon: Krim elektoral hapur fare! Patronazhistët po shpërndajnë tapi shtëpish edhe në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?
Aktualitet

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka përshëndetur deklaratën e 212 arkitektëve, urbanistëve, inxhinierëve, pedagogëve dhe studiuesve, të cilët kanë ngritur...

Lexo më shumë
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

Vrasja e 20-vjeçarit portugez te “Principotes” në Ksamil, gjendet thika që përdori Sokrat Vata

13:34 - 23/08/26
Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

13:25 - 23/08/26
Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

13:05 - 23/08/26
CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte!

12:44 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com