GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD Shkodër: Me votën tonë, sot i kthejmë dinjitetin qytetit dhe dënojmë narko shtetin

13:07 - 11/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD Shkodër: Me votën tonë, sot i kthejmë dinjitetin qytetit dhe dënojmë narko shtetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike dega Shkodër i ka bërë thirrje sot qytetarëve të dalin masivisht në procesin e votimit, duke e cilësuar ditën e sotme si një mundësi kyçe për ndryshimin. Në një deklaratë për shtyp, PD Shkodër thekson se pjesëmarrja e lartë është thelbësore për të sjellë “ndryshimin e shumëpritur” për Shkodrën dhe Shqipërinë.

Sipas deklaratës, vota e lirë e qytetarëve sot është mundësia për të refuzuar “qeverinë Rilindase dhe qeverisjen e Becit që sollën vetëm shkatërrim dhe varfëri për Shkodrën”. PD Shkodër thekson se çdo votë ka rëndësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar atë që ata e quajnë “sistemin neokomunist që ka persekutuar Shkodrën në këto 12 vjet”.

Deklarata rendit gjithashtu një sërë shqetësimesh dhe arsyesh pse qytetarët duhet të votojnë për ndryshimin, duke përmendur “mungesën e investimeve, rritjen e çmimeve, rritjen e të gjitha taksave dhe tarifave vendore, rritjen e çmimit të ujit, kthimin me pagesë të autostradave të veriut ndryshe nga jugu që i ka pa pagesë, një diskriminim i pastër ndaj veriorëve”. Gjithashtu theksohet dhe “shpopullimi masiv i shkodranëve, të rinjve e të rejave, familjeve të tëra që kanë lënë Shkodrën në mungesë të shpresës dhe thellimit të varfërisë”.

Partia Demokratike në Shkodër shpreh bindjen se “Fitorja jonë është e padisjutueshme pasi pjesëmarrja dhe shifrat po flasin qartë për një fitore të sigurt të Partisë Demokratie dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore!”.

Në mbyllje të deklaratës, PD Shkodër u bën thirrje qytetarëve që sot, të gjithë bashkë, t’i kthejnë “dinjitetin Shkodrës sonë dhe të dënojmë me votë narko shtetin e Edi Ramës dhe Benet Becit!”. Ata theksojnë se “Sot ata kanë rënë sepse sot vendos qytetaria shkodrane dhe jo krimi e droga!”, duke e përmbyllur me thirrjen “Së bashku për ndryshimin e madh”.

Etiketa: PDPD shkoderShkodërzgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Votoi dy herë në zgjedhje, Prokuroria dërgon në gjyq komisionerin e Dushkut

Bllokohet përkohësisht procesi i votimit në Papër të Elbasanit pas sinjalizimeve për parregullsi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com