GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Asllani shënon sërish për Interin, gjejnë rrugën e rrjetës edhe Daku dhe Pajaziti

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Paraqitjet e legjionarëve/ Asllani shënon sërish për Interin, gjejnë rrugën e rrjetës edhe Daku dhe Pajaziti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lojtarët e Kombëtares shqiptare po kalojnë një formë shumë të mirë në fundin e sezonit, duke u bërë vendimtarë në klubet e tyre.

Për të dytën ndeshje radhazi, Kristjan Asllani ishte protagonist për Interin, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në fitoren në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 2-0. Mesfushori kuqezi e nisi ndeshjen si titullar dhe shënoi golin e dytë të zikaltërve në minutën e 49-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tri pikë shumë të rëndësishme për Interin që vijon garën për titullin në Serie A, ndërsa kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit të rregullt.

Pas një periudhe prej dy muajsh, Mirlind Daku u rikthye te goli në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e fitores për Rubin Kazan ndaj Rostov, duke shënuar në minutën e 91-të dhe duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij. Në fund të takimit, Daku u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Një formë shumë të mirë po kalon edhe Adrion Pajaziti në Kroaci. Mesfushori kuqezi shënoi për Gorica-n në sfidën ndaj Hajduk Split, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 48-të. Megjithatë, kundërshtarët barazuan në minutën e 55-të dhe takimi u mbyll 1-1.

Titullarë këtë javë ishin edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami, Anis Mehmeti, Jasir Asani, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre edhe Andi Hadroj, Medon Berisha, Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Arbër Hoxha.

Etiketa: asllanidaku

Lajme të lidhura

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Para
“Fitorja” e Tom Doshit: “Nisma” e Lapajt, “Mundësia” e Shehajt, “Bashkë” e Qorit nga 1 mandat, PSD 3 mandate

"Fitorja" e Tom Doshit: "Nisma" e Lapajt, "Mundësia" e Shehajt, "Bashkë" e Qorit nga 1 mandat, PSD 3 mandate

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër shkrirjes me Kavajën, miraton projektvendimin: Interesi i qytetarëve mbi çdo bindje politike
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër shkrirjes me Kavajën, miraton projektvendimin: Interesi i qytetarëve mbi çdo bindje politike

12:03 - 01/08/26

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës ka miratuar një projektvendim kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Bashkinë...

Lexo më shumë
Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

11:06 - 01/08/26
“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

10:47 - 01/08/26
Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com