OSBE/ODIHR prezantuan këtë të hënë gjetjet e raportit paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Të pyetur për sistemin e patronazhimit të PS dhe përplasjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka një ditë më parë në Vorë me mbështetës të PS, anëtarë të fisit Xhabafti, Zannier tha se ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.
Ai shtoi se misioni i OSBE/ODIHR është të vëzhgojë procesin elektoral dhe jo të kryejë hetime, detyrë e cila shtoi ai është e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare.
Lamberto Zannier: Kur kam vizituar Qendrat e Votimit kam pyetur se kush ishin personat. Kemi parë edhe raste kur personat largoheshin. Ne monitorojmë procesin, kur ka persona që rrinë më larg e kemi të vështirë, se ne nuk kemi mandat që të hetojmë. Ne jemi të vetëdijshëm se ccfarë ndodhi në Vorë dje dhe njoftuam vëzhguesit tanë që ta monitoronin situatën dhe ishin të pranishëm. Nuk kemi mandatin apo funksionin e policisë, duhet të garantohen nga vetë Shqipëria. Nëse ka patur probleme me mosreagimin e policisë, duhet të ketë një reagim.
Vëzhguesja e ODIHR: E kemi vendosur edhe ne në raportin tonë. Ajo që është e rëndësishme, e theksoj, këto raporte dhe unë shpresoj që edhe jmu gazetarët të shkruani gjerë e gjatë se këto janë për popullin shqiptar se demokracia është e rëndësishme për të gjithë, duhet t’i marrin dhe të veprojnë mbi bazën e këtyre raporteve. Masat, veprimet duhet të bëhen nga ky vend. Ajo çfarë unë pashë ishte se njerëzit dhe përfaqësuesit e partive politike e marrin shumë seriozisht faktin që ne jemi këtu, kemi patur shumë takime, raportet tona janë të rëndësishme për ta, por duhen marrë masa. Do të thosha, ju lutem, është puna juaj.
gijotina.com/










Discussion about this post