Kreu i misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier komentoi pjesëmarrjen në zgjedhje, 42.21%. Ai tha se është shqetësuese që 58 përqind nuk ushtruan të drejtën e votës.
“Ajo që është shqetësuese është 58 përqind që nuk votuan. Të gjithë aktorët, jo vetëm politikë pore edhe shoqëria civile dhe media duhet të adresojnë këtë çështje. Më shumë se gjysma e njerëzve nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi atëherë është diçka gabim. Ftesa jonë në të gjitha funksionet tona do të thosha se vullneti ekziston për të qenë mbështetës. Herën tjetër shpresoj të ketë më shumë pjesëmarrje dhe besim.”, tha Zannier.
Lamberto Zannier, shefi i misionit të OSBE-ODHIR dha një mesazh për partitë politike.
“Mënyra se si ne operojmë është që ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm në raport me standardet ndërkombëtare. Shohim aspekte të ndryshme të zgjedhjeve, si u zhvillua fushata, rolin e medias, ju do ta shihini që nuk është një situatë bardh e zi, ka disa hije, nuanca, ka fusha ku standardet janë më të larta, ka fusha që ka nevojë për përmirësim. Kjo sa i përket standardeve. Këshilla për partitë politike, është kjo, që të angazhohen në mirëbesim, ajo çfarë unë shoh kur vi në Shqipëri, në momentin që flet në politikë ka një lloj polarizimi shumë të fortë. Është e rëndësishme që në një moment të distancohesh pak, të pranosh, pak…edhe në media pashë mungesë debatesh mes kandidatëve, që në fund përkthehet në informacion të pamjaftueshëm për zgjedhësit. Kontribuon për një klimë më të mirë”, tha Zannier.
Zannier tha në konferencën për mediat se disa rekomandime të ODIHR mbeten ende të paadresuara. Zannier u shpreh se pavarësisht ndryshimeve në sistem, ende nuk ka një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.
“Pavarësisht ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten të paadresuara. Ende nuk ka pasur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse. Ne pamë se përgatitjet për zgjedhjet efiçente përgjithësisht dhe të menaxhuara mirë. Patëm bashkëpunim të mirë me KQZ, administrata zgjedhore ishte transparente në përputhje përgjithësisht me afatet ligjore. Në ditën e zgjedhjeve kishte zgjedhës të pafamiljarizuar që s’e dinin se si të votonin në disa qendra votimi. Trajnimi i komisionerëve mund të ishte më eficent dhe efikas. Për votimin elektronik, në disa qendra tregojnë nevojën për përmirësimin e informimit të zgjedhësve për përdorimin e këtyre zgjedhjeve. Vëzhguesit tanë mundësi të shihnin disa aktivitete zgjedhore.”, theksoi Zannier.
Fushatën e vlerësoi në përgjithësi të qetë por shtoi se ka pasur vazhdimisht sulme mes drejtuesve kryesorë. Ngriti shqetësimin për përdorimin e administratës publike, duke çuar në kushte të pabarabarta garimi. Duke u ndalur te fushata online, Zannier tha se mbetet e parregulluar. Përmendi edhe financimin e fushatës.
“Fushata përgjithësisht ishte e qetë por pati vazhdimisht sulme mes drejtuesve kryesorë që reflektojnë mjedisin politik. Rol të rëndësishëm është edhe ndërveprimi me popullatën lokale. Kemi dëgjuar vazhdimisht shqetësime për presion të nëpunësve dhe përdorim të burimeve që u pa edhe nga vëzhguesit në shumë raste apo falja e gjobave. Këto praktika i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kushte të pabarabarta garimi. Kemi marrë disa shqetësime për disa shkelje. SPAK ngriti një task forcë për hetimin e krimeve si edhe platformën online për raportimin nga publiku, kjo përfshin edhe mundësinë që prokurorët dhe hetuesit të bashkëpunojnë me autoritetet lokale. Fushata në rrjete sociale mbetet e parregulluar. Pikëpamjet e amplifikuara në rrjete sociale ishin të dukshme dhe nuk pati autoritet për të manipuluar përmbajtjen politike online. Na u ankuan për mbylljen e TikTok para zgjedhjeve. Financimi i fushatës mbetet sfidë e rëndësishme, nga 2020 ka pasur ndryshime të kufizuara lidhur me rregullat e financimit të fushatës. Pozitive është që KQZ e shpërndau në kohë fondet publike.”, u shpreh Zannier.
Ai përmendi gjithashtu incidentet gjatë votimit.
“Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe transparente vëzhguesit panë se votimi në përgjithësi ishte i rregullt. Procedurat nuk u ndoqën si duhet dhe kjo çoi në disa vlerësime më negative. Pati një numër indicentesh intimidimi të vëzhguesit të partive, dhe pretendime për shitblerje vote. Aksesueshmëria për personat me aftësi të kufizuara mbetet problem. Transmetimi i të dhënave dhe rezultateve u anulua dhe pati vonesa në dërgimin e votave nga jashtë. Zyra e OSBE do të vazhdojë deri në 22 maj për të ndjekur dhe procesin e apelimeve dhe ankimimeve. Raporti përfundimtar pas disa muajsh.”
Ndërkohë, OSBE-ODHIR vuri në dukje rolin pozitiv të SPAK, i cili kontribuoi ndjeshëm në hetimin e rasteve të korrupsionit zgjedhor.
“SPAK luajti rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, ashtu dhe mekanizmi i ri që mundësuan shkëmbim më të mirë informacioni lidhur me krimet zgjedhore, megjithatë u pa se pati një efekt të mundshëm frenimi. Me lejoni që të siguroj se do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me parlamentin dhe forcat politike për interes të popullit shqiptar”, tha një vëzhgues i OSBE-ODHIR.
Votën e diasporës për herë të parë në Shqipëri, OSBE-ODHIR e sheh si një gur themeli.
“Vllerësoj punën e SPAK dhe KQZ për bashkëpunimin, së dyti përfshirjen e votës nga diaspora që shënon gur themeli në historinë demokratike të Shqipërisë së treti ka ende nevojë për progres për forcimin e besimit të publikut. Ne do të përgatisim raporton tonë dhe do ta prezantojmë këtë raport në asamblenë parlamentare të KiE në qershor”, tha një tjetër vëzhgues i OSBE-ODHIR.
gijotina.com/










Discussion about this post