GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

11:05 - 15/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike, përmes një shkrese zyrtare dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ka kërkuar kësaj të fundit dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diasora.

Kërkesa, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, konstaton 8 pika.

Pika e parë lidhet me dokumentacionin juridiko-ligjor që vërteton se çdo emigrant i regjistruar në platformën PER ka marrë dhe dorëzuar zarfin personalisht, ka firmosur vetë dhe ka paraqitur mjet identifikimi.

Së dyti, demokratët kërkojnë inventarin e zarfeve të diasporës, ato që janë të papërdorura, vendndodhjen aktuale të tyre dhe kshtet e sigurisë.

Pika e tretë parashikon vendosjen në dispozicion numrin e fletëve të vulosura nga KQZ-ja, por që nuk janë shpërndarë, duke përfshirë dhe ato të fondit rezervë.

Së katërti, PD-ja kërkon numrin e sasisë së zarfave të papërdorura A dhe B, si dhe vendndodhjen e tyre aktuale.

Së pesti, kërkohet sa zarfa janë dorëzuar tek DHL-ja, sa janë kthyer pas si të parregullta për t’u marrë në administrim shpërndarje nga kompania postare, si dhe ato që janë kthyer nga DHL-ja pas dorëzimit dhe marrjes së zarfave nga votuesi emigrant.

Pika e gjashtë shtron kërkesën për numrin e emigrantëve që rezultuan me adresa të pasakta, e që kërkuan saktësim pas përfundimit të afatit të regjistrimit në platformën PER.

Po kështu demokratët kërkojnë kopje të manifestit të dërgesave ditore për zarfat e dërguara e ato të mbërritura, të njëhsuara me origjinalin.

Së fundmi, Partia Demokratike kërkon procesverbalet mbi gjendjen numerike dhe fizike të dërgesave postare që DHL-ja ka raportuar në zonën doganore dhe ka administruar në ambientet e dedikuara postare. Kjo pikë parashikon dhe informacionin nëse ka pasur ndërhyrje në ndonjë rast nga ana e autoriteteve doganore apo policore mbi zarfat.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka ngritur akuza se zarfat me fletët e votimit në diasporë nuk u dorëzohen emigrantëve në dorë në banesë, por përvetësohen në mënyrë të organizuar nga disa individë që përdorin makina me targa shqiptare për shmangien e gjurmëve. Sipas demokratëve dyshohet se këta persona janë të lidhur me Partinë Socialiste dhe strukturat e saj.

Kjo shkresë e dërguar sot nga PD-ja te KQZ-ja, duket se konfirmon bindjen mes demokratëve për ndonjë parregullsi të mundshme me votat e diasporës, teksa Partia Socialiste përparoi në këto zgjedhje parlamentare.

Etiketa: KQZPD

Lajme të lidhura

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte
Aktualitet

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
Para
SPAK mbyll hetimet dhe kërkon gjykimin e anëtarëve të bandës së Suel Çelës

SPAK mbyll hetimet dhe kërkon gjykimin e anëtarëve të bandës së Suel Çelës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26

Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një draft-projektligj për financimin e partive në...

Lexo më shumë
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com