GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e votave nga Greqia, ja kur fillon numërimi

15:48 - 16/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 11 majit/ Pjesëmarrja e diasporës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të vijojë me numërimin e votave të mbërritura nga Greqia, të cilat ishin lënë pezull përkohësisht. Vendimi u bë publik nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili theksoi se nuk është konstatuar asnjë parregullsi në kutitë përkatëse, çka i hap rrugë përfshirjes së këtyre votave në rezultatin përfundimtar.

“Komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendos vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark. Ky numërim përfshin gjithashtu edhe zarfet që nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi.

Por pak minuta pasi Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi njoftoi vendimin për hapjen e zarfeve me votat e ardhura nga Greqia, është ndërprerë numërimi.

Ende nuk dihen arsyet e ndërprerjes, por numërimi i tyre do të vijojë ditën e nesërme në orën 8:30.

Pezullimi i votave erdhi pas kërkesës të Partisë Demokratike drejtuar KQZ-së, ku shprehën se kishte dyshime për rregullsinë e tyre. Pas vendimit fillestar të KQZ për numërimin e tyre, Partia Socialiste e kundërshtoi këtë vendim duke e ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili i dha të drejtë KQZ-së.

Megjithatë Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj KQZ-së, duke kërkuar sërish anulimin e vendimit për numërimin e votave të mbërritura nga diaspora greke.

Më pas edhe Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesë padinë e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Administratës Shtetërore (KAS), për numërimin e votave të ardhura nga Greqia.

PD kishte kundërshtuar lejimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, duke e konsideruar këtë një shkelje të procedurave, pasi sipas tyre, kishin konstatuar problematika në mënyrën e dorëzimit dhe më pas përcjelljen e tyre në Shqipëri.

Kolegji Zgjedhor, pas shqyrtimit të kërkesës, e ka cilësuar si të pavlefshme kërkesën e PD-së, duke konfirmuar kështu vlefshmërinë e numërimit të votave të Greqisë.

Etiketa: GreqiKQZvota

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Atletet e bardha të Ramës i tërhoqën vëmendjen edhe Erdoganit, ja çfarë i tha

Atletet e bardha të Ramës i tërhoqën vëmendjen edhe Erdoganit, ja çfarë i tha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com