GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi/ Kushtetuesja shfuqizon masën e SPAK për ndalim të daljes së Berishës jashtë vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi këtë të hënë të kalojë për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku i akuzuar është kreu i PD, Sali Berisha.

Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e “korrupsionit pasiv” lidhur me këtë dosje. Ndërkohë, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Të njëjtat akuza edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi ndërsa Xhimi Begeja e Andia Pustina akuzohen për pastrim parash.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike dhe të motivuara nga kryeministri Edi Rama.

Ai ka deklaruar se është një i përndjekur politik dhe se po sulmohet për shkak të rolit të tij opozitar. Edhe dhëndri i Sali Berishës i ka quajtur akuzat “sulme politike”.

Më herët ditën e sotme, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për të shpallur të pavlefshme vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Ata pretendojnë se ajo ka fshehur një vendim të Gjykatës së Janinës që e ka dënuar atë e për pasojë edhe vendimet e saj nuk janë të vlefshme.

Gjokutaj: Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

Në një prononcim për gazetarët pas seancës, avokati Genc Gjokutaj theksoi se ky vendim u mor në kushtet kur mungon fakti penal.

“Sot paraqitëm me shkrim kërkimin për pavlefshmëri për të gjitha aktet, sepse ishim koshientë dhe të bazuar në ligj. Nuk kishim hapësirë tjetër ku t’i kërkonim këto pavlefshmëri. Irena Gjoka, është vërtetuar se në kohën e vendimmarrjes së saj për këtë çështje, nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare. Automatikisht vendimi bëhet i pavlefshëm. Këtë kërkesë na e rrëzoi pa e argumentuar. Ne nuk kemi kërkuar gjykim të shkurtuar, do të ecet me gjykim të zakonshëm”, deklaroi ai.

“Nuk dijmë ku të gjejmë një shpjegim mes qartjes së gjyqtarit dhe atij Kodit të Procedurave. Zoti Berisha do jetë prezent në ato seanca që do jetë e domosdoshme, por në seanca me debat procedurial jo”, shtoi Gjokutaj.

Etiketa: dosja "Partizani"Kryesore1PartizaniSali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës
Aktualitet

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës

18:23 - 31/05/26
Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora
Breaking Views

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora

17:10 - 31/05/26
Ngjarja në Zvërnec, ministria e Jashtme e Greqisë: U plagos një shtetas grek…
Breaking Views

Ngjarja në Zvërnec, ministria e Jashtme e Greqisë: U plagos një shtetas grek…

16:57 - 31/05/26
Para
U diagnostifikua me kancer, Biden i qeshur krah bashkëshortes: Më të fortë përgjatë vështirësive

U diagnostifikua me kancer, Biden i qeshur krah bashkëshortes: Më të fortë përgjatë vështirësive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës
Aktualitet

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës

18:23 - 31/05/26

Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore po zhvillojnë në Vau të Dejës një stërvitje të përbashkët...

Lexo më shumë
Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora

17:10 - 31/05/26
Ngjarja në Zvërnec, ministria e Jashtme e Greqisë: U plagos një shtetas grek…

Ngjarja në Zvërnec, ministria e Jashtme e Greqisë: U plagos një shtetas grek…

16:57 - 31/05/26
Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore

16:39 - 31/05/26
Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar

Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar

16:19 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026