GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk arriti të ishte pjesë e Kuvendit të ri, Alimehmeti: Rezultati s’është fundi, por fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alimehmeti: Rritja e pagës së mjekëve, për fushatë elektorale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij që i besuan votën më 11 maj, pavarësisht se ai nuk arrit të futej në Kuvendin e ri.

“18.125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës. 18.125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe – më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës”, ka shkruar ai në një postim në rrjtet sociale.

Demokrati thotë se kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale, por ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti.

Ndër të tjera, Alimehmeti thekson se rezultati i zgjedhjeve nuk është fundi, por është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur.

“Të dashur qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të ndershmërisë, 18.125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës. 18.125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe – më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës. Kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale – ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti.

Çdo votë që hodhët nuk ishte vetëm për një emër, por për një mënyrë të re të të bërit politikë. Ju faleminderit që qëndruat krah meje, që më dhatë forcë me fjalët, buzëqeshjet dhe besimin tuaj. Faleminderit që më lejuat të jem zëri juaj.

Rezultati nuk është fundi – është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur. Me gjithë shpirtin, Ilir Alimehmeti”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Alimehmeti ishte në garë të fortë në Tiranë me deputetet Jorida Tabaku, e cila arrtit të sigurojë mandatin e deputetes me një diferencë jo të madhe krahasuar me kolegun e saj.

Etiketa: alimehmetiIlir Alimehmeti

Lajme të lidhura

Mbrojtja Civile: 25 vatra zjarri në 24 orë, 9 prej tyre mbeten aktive
Aktualitet

Mbrojtja Civile: 25 vatra zjarri në 24 orë, 9 prej tyre mbeten aktive

10:14 - 12/08/26
Zjarri në Gurë-Lurë, dërgohen dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen
Aktualitet

Zjarri në Gurë-Lurë, dërgohen dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen

09:54 - 12/08/26
Kristjan Sterjo paraqitet në Gjykatën e Korçës, shoqërohet nga forca të shumta policie
Aktualitet

Kristjan Sterjo paraqitet në Gjykatën e Korçës, shoqërohet nga forca të shumta policie

09:43 - 12/08/26
Para
Emërohen 6 prokurorë të rinj në Korçë, institucioni sërish me vakanca

Vrasja 17 vite më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët e dyshuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja Civile: 25 vatra zjarri në 24 orë, 9 prej tyre mbeten aktive
Aktualitet

Mbrojtja Civile: 25 vatra zjarri në 24 orë, 9 prej tyre mbeten aktive

10:14 - 12/08/26

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten...

Lexo më shumë
Zjarri në Gurë-Lurë, dërgohen dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen

Zjarri në Gurë-Lurë, dërgohen dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen

09:54 - 12/08/26
Kristjan Sterjo paraqitet në Gjykatën e Korçës, shoqërohet nga forca të shumta policie

Kristjan Sterjo paraqitet në Gjykatën e Korçës, shoqërohet nga forca të shumta policie

09:43 - 12/08/26
E goditi autobusi në rrugën Delvinë-Sarandë, burri ndërron jetë tek Trauma

E goditi autobusi në rrugën Delvinë-Sarandë, burri ndërron jetë tek Trauma

09:33 - 12/08/26
Rindizet pas pesë ditësh zjarri në lagjen Abaze të Krujës

Rindizet pas pesë ditësh zjarri në lagjen Abaze të Krujës

08:45 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com