GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çollaku: SPAK t’i shkojë hetimit në Dibër deri tek ato që ka bërë Balluku në vitin 2023

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çollaku: SPAK t’i shkojë hetimit në Dibër deri tek ato që ka bërë Balluku në vitin 2023
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oficerët e BKH-së me urdhër të SPAK ushtruan kontroll ditën e sotme në Bashkinë e Klosit nën dyshime për krime zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit, teksa iu sekuestrua celulari edhe tre drejtorëve të Bashkisë.

Nisur nga ky lajm, gazetari Basir Çollaku i ftuar në Syri TV deklaroi se SPAK duhet ta çojë hetimin e nisur për blerjen e votave në Qarkun e Dibrës deri në vitin 2023, kur në këtë qark ishte si drejuese politike e socialistëve Belinda Balluku.

Sipas gazetarit, ditën e zgjedhjeve në Burrel dhe Klos nuk kishte asnjë makinë me targa shqiptare, por ishte plot me targa të huaja si Londra, Liverpuli, Hollanda, Dubai.

“Struktura nuk ishte lokale, ishte në rang qarku, e shpërndarë nëtë 4 bashkitë e qarkut  Dibër. Nuk e dimë nëse ka patur prova për të bindur gjykatën që të ndërhyjë, që të bëjnë sekuestrime dhe veprime të tjera hetimore. Unë do të doja në bindjen time, se nuk jam prokuror apo gjykatës që ta çmoj peshën e provës, që ata kanë patur më herët, dhe kjo do të ishte shumë herë më mirë për procesin e zgjedhjeve, jo se ku shkonte një mandat, por që të mos grabitej, të mos plaçkitej.

Aty ka pasur shumë krim, shumë mafie, shumë para, të frikshme. Burreli dhe Klosi mu dukën të dielën e zgjedhjeve, sikur isha në Londër, Liverpul, Hollandë, Dubai, se nuk gjeja dot një makinë me targa shqiptare. Aty kishin zbritur të gjithë shtëpitë e barit, banditët etj.

Prisja që e djathta ta mbante rezultatin 3 me 2. Ato janë njerëz të djathtë, por me para po kthehen të majtë. Ky operacion nuk ka nisur 1 apo 2 javë më përpara. Nuk shiten as matjanët e as dibranët, sapo dalin  në pazar. Por ka qenë presion, trysni, krim. Prej 1 viti vërshonin paratë dhe konkurronin buxhetin e shtetit. Këtë kthesë e ka bërë skllavëria e bukës.

Ata pushtetarë që janë atje, janë të marrë peng publikisht nga grupet kriminale dhe ekipet mafioze dhe ata gjenden aty duke thënë vetëm po. Unë kam një bindje të shoqëruar me informacion, se unë i di edhe emrat e personave të shoqëruar dhe që do shoqërohen, por janë njerëz që kanë vepruar edhe në zgjedhjet e 2023, nën drejtimin e Belinda Ballukut. Nëse SPAK shkon në fund, ne do shohim bashkëpunimin e tyre me Balinda Ballukun. E inkurajoj SPAK që ti shkojë deri në fund operacionit të SPAK në të gjithë Dibrën, sepse këta njerëz që kanë përcjelle me para dy palë zgjedhje ku ka qenë Balluku dje dhe Klosi sot. Ne do të shohim çudirat që ka bërë Balluku dje në 2023 dhe Klosi sot në 2025.” – u shpreh Basir Çollaku

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate
Breaking Views

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
Para
PD kërkesë KQZ-së: Mos certifiko rezultatin e 11 majit, të bëhet auditim i votës së diasporës!

PD kërkesë KQZ-së: Mos certifiko rezultatin e 11 majit, të bëhet auditim i votës së diasporës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com