GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafiku i drogës/ Lëshohen masa edhe për zyrtarë shtetëror! Sekuestrohet një televizion, 3 restorante dhe 6 shoqëri tregtare

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafiku i drogës/ Lëshohen masa edhe për zyrtarë shtetëror! Sekuestrohet një televizion, 3 restorante dhe  6 shoqëri tregtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje nga goditja e grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës në Shqipëri ku u lëshuan 52 masa sigurie në vendin tonë dhe Itali.

Prokurori deklaroi se u ekzekutuan 40 masa sigurimi, ndërsa mes tyre janë zyrtarë shtetërorë dhe një avokat.

Gjithashtu janë sekuestruar pasuri që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës si 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një Televizion në qytetin e Vlorës.

“Ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurimit për 52 persona në Shqipëri dhe Itali. Janë ekzekutuar 40 masa sigurimi. Janë evidentuar përveç episodeve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëtareve të grupeve të strukturuara kriminale, janë dokumentuar edhe vepra korruptive në Shqipëri. Kemi masa sigurimi të vendosura nga GJKKO për korrupsion zyrtarë shtetërorë dhe një avokat.

Kemi pasur dy punonjës të policisë së shtetit, njëri në pozicion të rëndësishëm. Në njërin rast kemi pasur bashkëpunim dhe korrupsion në policinë e Portit të Durrësit.

Sa i përket persona të cilët janë lëshuar masa sigurimi, janë kapur dhe organizatorë të këtij grupi.

Gjithashtu janë ekzekutuar vendime të gjykatës lidhur me sekuestrimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një Televizion në qytetin e Vlorës”, shpreh Mara.

Në deklaratën e tij, Mara bëri të ditur se ky hetim është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet italiane, të cilat kanë administruar të dhëna të marra nga platforma e komunikimit të enkriptuar Sky ECC

“Është realizuar sekuestrimi në disa episode të lëndëve narkotike në shtetin italian. Nga ana e autoriteteve italiane janë administruar të dhënat të platforës Sky ECC, çka kanë paraqitur para hetimit një panoramë të qartë të organizimit të gjithë këtij grupi kriminal. Nga analizimi i këtyre të dhënave kemi arritur të dokumentojmë gjithë shtrirjen e aktivitetit kriminal që fillonte në Shqipëri, në Puglia dhe më pas në gjithë territorin italian dhe më pas në vende të tjera të BE, si Gjermani, Belgjikë e Hollandë dhe në Amerikën e Jugut.

Krahas të dhënave të përfituara nga përgjimet telefonike janë përdorur edhe të dhënat e përfituara nga platformat e inkriptuara. Është dokumentuar i gjithë cikli i lëvizjes së lëndëve narkotike. Janë dokumentuar mbi 30 episode të qarkullimit të parave në një vlerë prej 5 milionë euro”, shtoi ai

Etiketa: Kryesore1restorantsekuestroTelevizion

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Vetëvaret në banesën e marrë me qira shtetasi amerikan në Tiranë

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës, dyshohet se…

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja pritet të shpallin në samitin e tetorit një partneritet të ri dhe më të gjerë, që...

Lexo më shumë
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com