GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Papa Leoni apel Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Papa Leoni XIV: Edhe emigrantët kanë dinjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen në enklavën palestineze si “shqetësuese dhe tronditëse”.

“Ripërtërij thirrjen time të zjarrtë për të lejuar hyrjen e ndihmës së drejtë humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”, tha papa i ri në sheshin e Shën Pjetrit.

Leoni – i cili u zgjodh papë më 8 maj duke pasuar të ndjerin Papa Françesku – e ka përmendur luftën në Gazë disa herë në javët e para të papatit të tij.

Ai e bëri këtë lutje në fund të fjalimit para audiencës, duke shtuar disa fjalë përtej tekstit të përgatitur.

Në mesazhin e tij të parë të së dielës më 11 maj, Papa Leoni bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që po mbahen nga grupi militant Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Izraeli tha të hënën se do ta lejojë hyrjen e ndihmave në Gazë pas një bllokade 11-javore ndaj enklavës, por Kombet e Bashkuara thanë se deri të martën nuk është shpërndarë asnjë ndihmë.

Izraeli bëri të ditur se synon t’i intensifikojë operacionet ushtarake kundër Hamasit dhe të marrë nën kontroll të gjithë Gazën, e cila është shkatërruar nga një luftë ajrore dhe tokësore izraelite që nga sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në tetor 2023.

Ai thotë se bllokada ka për qëllim, pjesërisht, t’ua pamundësojë militantëve palestinezë devijimin dhe konfiskimin e ndihmave humanitare. Hamasi e ka mohuar këtë gjë.

Etiketa: GazaIzraelPapa Leoni

Lajme të lidhura

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!
Botë

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

18:30 - 11/10/26
Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite
Botë

Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite

16:43 - 10/10/26
Fshihej në shtëpinë e së dashurës, arrestohet nga policia italiane i shumëkërkuari shqiptar
Aktualitet

Shqiptari shtiret si polic për t’i vjedhur bizhuteritë gazetares italiane, ajo i ngre kurth

09:26 - 10/10/26
Para
Vritet në Spanjë ish-politikani ukrainas pro-rus, çfarë dyshohet

Vritet në Spanjë ish-politikani ukrainas pro-rus, çfarë dyshohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje
Aktualitet

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

18:34 - 11/10/26

Hyrja e tunelit në aksin Tiranë-Elbasan është bllokuar pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në të mund të...

Lexo më shumë
Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

18:30 - 11/10/26
Përplasje jashtë stadiumit, shoqërohen disa tifozë para derbit

Përplasje jashtë stadiumit, shoqërohen disa tifozë para derbit

18:26 - 11/10/26
Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi

Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi

18:01 - 11/10/26
Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

17:30 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com