GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse u zhvillua megaoperacioni i SPAK pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Dumani

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
52 urdhër-arreste, Dumani: U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani tha se data e zhvillimit të operacionit të përbashkët antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë, nuk ka lidhje me atë të zgjedhjeve të 11 majit në vendin tonë.

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet. Ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Operacioni zhvillohet në Shqipëri dhe Itali dhe është në vazhdim. Ajo që është e sigurt është që është një datë e dakordësuar me autoritetet italiane dhe me Eurojust”, tha Dumani në një konferencë për mediat.

Ndërsa prokurorët italianë deklaruan se nuk kanë asnjë të dhënë që anëtarët e grupit kriminal të përfshirë në këtë operacion të kenë gëzuar nga mbështetje politike.

Më herët, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, dha detaje mbi operacionin e zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Barit. Sipas Marës, janë lëshuar në total 52urdhërarreste në Shqipëri dhe Itali, nga të cilat janë ekzekutuar 40.

“Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe 1 televizion në qytetin e Vlorës”, tha Mara. “Gjatë këtij hetimi më parë janë sekuestruar 3 milionë euro, para cash, si të ardhura të këtij grupi kriminal, të cilat i janë nënshtruar hetimit të këtij procedimi penal”.

Operacioni u krye me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, Policisë Shqiptare, nën koordinimin e Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Barit dhe SPAK të Tiranës.

Sipas hetimeve, organizata kriminale shqiptare vepronte në shkallë të gjerë përgjatë rrugëve ballkanike, me degë drejt Evropës Veriore dhe vende të konsoliduara zbarkimi për drogën në Puglia, e konsideruar një qendër strategjike për shpërndarjen e narkotikëve.

Etiketa: Altin DumaniDumaniSpak

Lajme të lidhura

Pas ndalimit të “Sumud”, MPJ: Baki Goxhaj është transferuar në Izrael
Aktualitet

Pas ndalimit të “Sumud”, MPJ: Baki Goxhaj është transferuar në Izrael

22:06 - 20/05/26
Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht
Aktualitet

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht

21:01 - 20/05/26
Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore
Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore

20:42 - 20/05/26
Para
Detaje nga dosja/ Biznesmeni refuzoi të firmosë faturat fiktive të Ilir Beqajt

Dëshmia në gjykatë, Beqaj: Procedimi për sterilizimin nuk duhej të niste, është hetuar më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës
Breaking Views

Alimehmeti: Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës

23:23 - 20/05/26

“Kishte nevojë për garë reale në Partinë Demokratike dhe jo për farsë.” Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të...

Lexo më shumë
Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

23:08 - 20/05/26
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara

22:15 - 20/05/26
Pas ndalimit të “Sumud”, MPJ: Baki Goxhaj është transferuar në Izrael

Pas ndalimit të “Sumud”, MPJ: Baki Goxhaj është transferuar në Izrael

22:06 - 20/05/26
Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht

21:01 - 20/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com