GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmia në gjykatë, Beqaj: Procedimi për sterilizimin nuk duhej të niste, është hetuar më parë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Detaje nga dosja/ Biznesmeni refuzoi të firmosë faturat fiktive të Ilir Beqajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit këtë të mërkurë në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme lidhur me çështjen e sterilizimit.

Gjatë deklarimeve të tij para trupës gjykuese, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të gjyqtares Etleva Daviđi.

“Ky procedim nuk duhej të niste fare. Çështja është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës,” u shpreh Beqaj.

Ai iu referua gjithashtu direktivave të Bashkimit Europian dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të personave të akuzuar, të cilat i lexoi para gjykatës si pjesë e mbrojtjes së tij.

Duke iu referuar mbrojtjes ligjore, Beqaj tha: “Avokati që u largua u njoh me një dosje voluminoze për vetëm dy javë. I bëj thirrje kreut të Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, të shohë me vëmendje këtë situatë.”

Ai shtoi gjithashtu se nuk është takuar asnjëherë me avokatin në burg, ndërsa konsultimi i tij me dosjen ka ndodhur vetëm në gjykatë.

Aktualisht, Beqaj po gjykohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen e sterilizimit, ndërsa ndodhet në paraburgim për dosjen “SASPAC”, në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

Në seancën e kaluar, ai paraqiti një deklaratë në të cilën kërkonte shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes shëndetësore, të shoqëruar me dokumentacion mjekësor dhe recetë të terapisë që po ndjek në paraburgim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur ndaj tij pesë akuza: korrupsion pasiv i funksionarëve publikë, mashtrim, falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

Etiketa: BeqajIlir BeqajSpakSterilizimi

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Vila, apartamente dhe makina luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e dy “bosëve të Call-Center”

Aksioni i SPAK, emrat e 14 shqiptarëve për të cilët u lëshua masë sigurie nga Italia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com