Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat foli për votën e diasporës, pas përfundimit të numërimit.
Në veçanti, ai thekson se platformat e KQZ-së janë gjetur nën sulme kibernetike, sulme të cilat kryekomisioneri pretendon se kanë qenë të organizuara.
“Mund të bëj publike sot që platformat e KQZ-së, duke nisur nga ajo e regjistrimit të votuesve nga jashtë janë gjetur nën sulme kibernetike. Kemi komunikimin me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe sot që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar. Nga informacionet që kemi, një pjesë e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia”, tha Celibashi.
Lidhur me DHL-në, ai tha se është kërkuar prej tyre të vihet në dispozicion dokumentacioni ku tregohet procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët.
“Nga ana tjetër, i kemi kërkuar DHL-së t’i vërë në dispozicion KQZ-së të gjithë dokumentacionin i cili vlersohet se tregon sesi është bërë operacioni i shpërndarjes së fletëve të votimit të zgjedhësve kudo në botë, dhe në Greqi. Ne do të vëmë në dispozicion subjekteve zgjedhore këtë dokumentacion dhe do mbetet në gjykimin e tyre. Jemi në marrëdhënie kontraktuale me DHL-në, do shohim sesi e kanë përmbushur veprimin kontraktual”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
I pyetur mbi denoncimet e bëra nga Partia Demokratike, të shoqëruara me pamje filmike, se në Elbasan është aplikuar fenomeni i ashtuquajtur ‘Treni Bullgar’, ku fletët e votimit të plotësuara janë futur në kuti, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se nuk janë në dijeni dhe nuk u është bërë me dije për rastin në fjalë.
Ai theksoi se rasti duhet të verifikohet dhe të hetohet, në mënyrë që këtij shqetësimi t’i jepet një përgjigje.”









Discussion about this post