GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video/ 42-vjeçari me probleme të shëndetit që terrorizoi kryeqytetin, Policia: U arratis nga QSUT

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ 42-vjeçari me probleme të shëndetit që terrorizoi kryeqytetin, Policia: U arratis nga QSUT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paraditen e ditës së sotme ka ndodhur një situatë e pazakontë në në një zonë të populluar të Tiranës ku është zhvilluar një aksion policor, që u krahasua skenat nëpër filmat aksion.

Mësohet se në pranga është vënë 42 vjeçari, Enis Vrapi që vuante nga probleme të shëndetit mendor, i cili përplasi disa makina policie dhe në ndjekje nga policia aksidentoi edhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shkaktuar panik tek to.

Bëhet me dije se 42-vjeçari ishte ndaluar nga policia edhe dy javë më parë. Pasi uniformat blu e ndaluan, mësohet se e dërguan në spitalin e Neurologjisë, por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme.

Në makinën e tij Land Rover autori mbante edhe një armë zjarri lodër dhe nuk dihen ende arsyet pse ai doli nga spitali dhe sa ka qëndruar aty.

Njoftimi i Policisë

Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari.

Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari.

Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Etiketa: KryeqytetPoliciterror

Lajme të lidhura

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026
Aktualitet

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26
Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

07:45 - 03/08/26
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi
Aktualitet

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Para
‘Treni bullgar’ mbeti në stacionin e Pekishtit, Berisha: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS (Video)

U denoncua dje nga Berisha/ Procedohet pronari i lokalit në Peqin, iu gjetën fletë votimi dhe lista zgjedhësish

Discussion about this post

TË FUNDIT

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026
Aktualitet

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26

Rreziku për zjarre në vend mbetet i lartë edhe gjatë ditës së hënë, për shkak të temperaturave të larta dhe...

Lexo më shumë
Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

07:45 - 03/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com