GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bandat punuan për 28 deputetë”, Berisha flet me emra: Takimet organizoheshin tek shtëpia e Dakos në ‘Bllok’

12:46 - 23/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Bandat punuan për 28 deputetë”, Berisha flet me emra: Takimet organizoheshin tek shtëpia e Dakos në ‘Bllok’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha vazhdon të theksojë se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar qeverinë si një “sipërmarrje të përbashkët me krimin e organizuar”.

Duke iu referuar rezolutave të miratuara nga organizata ndërkombëtare të qendrës së djathtë si CDI, IDU dhe PPE, Berisha u shpreh se këto struktura kanë denoncuar publikisht qeverinë shqiptare për lidhjet e saj me krimin.

Pjesë nga fjala

Rezolutat ndërkombëtare të CDI, IDU, PPE kanë denoncuar publikisht dhe me germa të mëdha shtetin e Edi Ramës si një sipërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar.

Kjo është e vërteta e pamohueshme.

Pasi ato janë njohur me qindra e qindra fakte të pakundërshtueshme, kanë konkluduar se shteti aktual shqiptar është një sipërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar.

Kjo është arsyeja ndër më kryesoret se pse komuniteti ndërkombëtar i qendrës së djathtë i dënoi me dënim kapital me datën 30 prill 2025, zgjedhjet që do zhvilloheshin 10 ditë më vonë në Shqipëri.

Cilido që lexon rezolutën e Valencias, të censuruar në mënyrën më totale, pothuaj, nga mediat e qeverisë për shqiptarët, konstaton se ajo rezolutë i thotë opinionit publik ndërkombëtar dhe shqiptarëve se në Shqipëri nuk do ketë zgjedhje por farsë elektorale.

Kjo është e vërteta absolute.

Si për asnjë zgjedhje të tjera, unë nuk di në memorien e kohërave, që një zgjedhje të dënohet 10 ditë para zhvillimit.

E them këtë sepse komuniteti ndërkombëtar kurrë nuk udhëhiqet nga paragjykimi.

Ose thotë, kur nuk ka siguri, thotë ka dyshime.

Por këtu nuk thotë se ka dyshime, ka deklaruar se Edi Rama po blen vota me lekë.

Se ka parë vendimin për dhënien e 100 eurove për pensionistët.

Ka deklaruar se po blen vota me kanabis sepse ka parë vendimin e dhënies së 138 licencave.

Nuk ka deklaruar se do falë gjoba, se ky vendim ishte i dy ditëve të fundit.

Pra, kemi të bëjmë një vdekje të paralajmëruar të procesit zgjedhor dhe zhvillimin e paralajmëruar të një farse të plotë zgjedhore siç zhvillohet në të gjitha regjimet narkodiktatoriale.

1 Maji, do ndalem vetëm në një aspekt. Në aspektin me të cilin fillova. Ky shtet është ndërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar. Krahas patronazhistëve, krahas blerjes publike të votave, bota e krimit në këto zgjedhje ishte më zyrtare se kurrë. Ishte zyrtare! Ajo veproi në ombrellën e prokurorisë dhe politikës, Edi Ramës, me të gjithë mjetet e veta.

Bandat në qytetet e mëdha të vendit, por jo vetëm ato, arritën të fusin në parlament, të punojnë për 28 deputetë. Para jush, në fushatë, unë kam denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta tek një lokal në Shkëmbin e Kavajës, në mos gabohem diçka me kuajt ka ky lokal, ku darkonin së bashku Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako.

Tani, pas këtij denoncimi, ata u transferuan nga lokali Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok. Aty janë organizuar të gjitha takimet.

Këto janë të gjitha të denoncuara. Tani, të pyesim pak shqiptarët, të kujt janë votat?

Vetëm tre nga këta kandidatë ose katër nga këta kandidatë, kanë 80 mijë vota të regjistruara. Kampion është natyrisht Sara Mile. Kampion është Arkend Balla. Kampion është Ani Dyrmishi. Kampion është Blendi Xhabafti. Këta të katër së bashku bëjnë rreth 80 mijë vota dhe këta janë vetëm pararoja e kontingjentit të krimit të 28 deputetëve që bandat morën urdhër nga Edi Rama për t’i mbështetur.

Avoketërve të farsës elektorale të narkoqeverisë u them se duke mbrojtur farsën, kryeni një krim të shëmtuar kundër lirive më themelore të qytetarëve shqiptarë. Dhe dëshmoheni më mercenarë se çdo lloj mercenari tjetër. Shtroj edhe njëherë pyetjen, të kujt janë 80 mijë vota të deputetëve të partisë së krimit? Të kujt janë? Një lidhje e plotë dhe totale me pushtetin.

Etiketa: berishadeputetekrimiKryesore1

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Sali Berisha tregon kur do të largohet nga politika: Misioni im mbaron…

Sali Berisha tregon kur do të largohet nga politika: Misioni im mbaron...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com