GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja ‘flinte’ nga 2019, SPAK goditi klanin “Troplini” pas 6 vitesh, 10 ditë pas zgjedhjeve

14:26 - 23/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja ‘flinte’ nga 2019, SPAK goditi klanin “Troplini” pas 6 vitesh, 10 ditë pas zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 6 vite hetime të zhvilluara në Itali dhe Shqipëri, prokuroria e posaçme SPAK, arriti që në muajin Maj 2025 të konkretizojë hapat proceduriale me goditjen e klanit “Troplini” në Durrës. Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se dosja “Troplini” është një procedim që mban Nr. 36 dhe është regjistruar në vitin 2019 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Regjistrimi i dosjes është bërë për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe Pastrimit të produkteve të veprës penale, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Baza e informacionit kanë qenë të dhënat që italianët kanë sjellë në Shqipëri, ku kërkonin ndihmë të ndërsjelltë me qëllim krijimin e skuadrave të përbashkëta dhe hetimin në dy linja paralele në Itali dhe Shqipëri.

Hetimi nga Krimet e Rënda, nuk ka vijuar për shkak se në dhjetor 2019 kjo prokurori pushoi se funksionuari, pasi në lojë me ndryshimet ligjore hyri prokuroria e Posaçme SPAK.

Dy prokurorët e dosjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, kanë kryer transferimin e akteve hetimore të dosjes “Troplini” nga Krimet e Rënda tek Prokuroria e Posaçme, duke vijuar hetimet për gati 6 vite më pas.

Hetimi është ndjekur nga disa gjyqtarë paraprakë por së fundi ka qenë gjyqtarja Irena Gjoka që ka ndërmarë veprimet. Pas një koordinimi bisedash telefonike të përgjuara të Elvis Doçit alias “Visit të Pojës” dhe anëtarëve të tjerë të grupit si dhe analizimit të kodeve të platformës elektronike “SKY”, SPAK ka vendosur të lëshojë 29 urdhër-arreste.

Në 19 Mars 2025, dy prokurorët e SPAK kanë zbritur në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 29 personave që ishin të Klanit Troplini në Shqipëri. Ndërsa në Italia, nga prokuroria e Barit, në 21 Shkurt 2025, ishin lëshuar 28 urdhër-arreste.

Në Shqipëri, kërkesa për caktimin e masës së sigurisë është marrë në shqyrtim nga gjyqtarja paraprake, Irena Gjoka, e cila për gati 1 muaj e gjysëm nga shqyrtuar dosjen e prokurorisë dhe në datën 30 Prill 2025, ka pranuar kërkesën e dy prokurorëve, duke firmosur 29 urdhër-arrestet e kërkuara prej tyre.

Vetëm 20 ditë pas marrjes së vendimit nga Gjykata e Posaçme, SPAK në 21 Maj 2025, ka ndërhyrë duke vënë në ekzekutim këtë vendim, me qëllim arrestimin e emrave të njohur të botës së krimit, të cilët u goditën fiks 10 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Thuajse i gjithë potenciali i grupit u mobilizua në fushatën elektorale dhe nuk u pengua asnjë moment.

Nga aksioni policor i koduar “Ura”, nuk u mundësua arrestimi i kokave kryesore të këtij grupi kriminal dhe një pjesë e madhe e anëtarëve të tij. Të vetmit që ranë në pranga ishin avokati Armand Targaj, Altin Morina që ndodhej në burg, Akil Ndërjaku që ndodhej në burg, ish-polici Orgest Molla, Gëzim Thartori, Ligor Çombashi, Ervis Deti dhe dy persona të tjerë./OraNews

Etiketa: dosjaSpakTroplini

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“Dje mu ngjall shpresa”, nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

“Dje mu ngjall shpresa”, nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com