GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

11:35 - 25/05/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusët bombardojnë një kolonë grash dhe fëmijësh në Kiev, 7 të vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kievi ka përjetuar një tjetër natë tmerri si pasojë e sulmeve ruse. Mediat ndërkombëtare raportojnë se forcat ruse sulmuan Kievin dhe qytete të tjera mëngjesin e së dielës, duke plagosur të paktën 11 persona në kryeqytet, duke vrarë tre persona në qytetet përreth dhe duke dëmtuar banesa dhe ndërtesa të tjera.

Zyrtarët në rajonin e Kievit thanë se tre persona vdiqën në dy qytete të vogla jashtë kryeqytetit.

Sulmet u shtrinë në një sërë qendrash rajonale, duke përfshirë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, si dhe Mykolaiv në jug dhe Ternopil në perëndim.

Në Kiev, Timur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të qytetit, tha se 11 persona u plagosën në sulmet me dronë. Një ndërtesë pesëkatëshe u godit në lagjen Holosiivskyi, pak jashtë qendrës së qytetit, duke shkaktuar një zjarr që dëmtoi pjesën e jashtme të ndërtesës.

Një shtëpi private dhe një qendër biznesi u dëmtuan në sulmet në lagje të tjera. Kjo ishte nata e dytë e temrrit për Ukrainën, pas asaj të së premtes në mbrëmje, në të cilën Rusia lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa balistike në Kiev gjatë natës në një nga sulmet më të mëdha ajrore të kombinuara në kryeqytetin ukrainas të luftës trevjeçare. Disa ndërtesa apartamentesh u dëmtuan dhe 15 persona u plagosën.

Në verilindje të Ukrainës, kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha se dronët goditën tre lagje të qytetit dhe plagosën tre persona. Shpërthimet thyen dritaret në blloqet e apartamenteve shumëkatëshe.

Sulmet me dronë plagosën dy persona në një zonë banimi të qytetit jugor të Mykolaiv, tha guvernatori rajonal. Një sulm me raketa në Ternopil në Ukrainën perëndimore theu dritaret dhe shkaktoi një zjarr të vogël. Zyrtarët lokalë raportuan gjithashtu një sulm masiv me dronë në Konotop, në veri të Kievit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur ose shkatërruar 95 dronë ukrainas gjatë një periudhe katër-orëshe. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, tha se 12 dronë ukrainas ishin kapur gjatë rrugës për në kryeqytet.

Etiketa: KievLufta në UkrainëRusiUkraine

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Maduro fiton zgjedhjet në Venezuelë, opozita: Kemi marrë 70% të votave

Sot zgjedhjet parlamentare në Venezuelë/ Maduro paralajmëroi ndërhyrjen e mafias shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com