GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Zbythja e Berishës dhe kapitullimi historik i tij!

18:10 - 08/01/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbythja e Berishës dhe kapitullimi historik i tij!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot PD dhe familja e demokratëve në të gjithë Shqipërinë përjetoi edhe stacionin më kulmor të historisë së kësaj force politike, sulmin personal të Sali Berishës, që arriti të çojë deri në fund, edhe me luftën e tij të sotme, përballjen e demokratëve mes vedit. Arriti t’i hedhë në luftë vetëm për interesin e tij personal dhe të drejtpërdrejtë, duke tentuar (por duke mos arritur) të kthejë në gërmadhë politike Partinë të cilën e vodhi që në 1992-shin e largët, kur ish-kryeministri Meksi fitoi me vota, por Berisha me shërbimin e viktimës së tij të mëvonshme, Azem Hajdari arriti të përmbysë greminën politike të mjeshtrit të luftës në 30 vite demokraci.

Saliu u zbyth sot, por sërish nuk doli aspak nga istikami i tij terrorist dhe luftënxitës për të kundërvënë demokratët mes njeri-tjetrit, duke prodhuar sulmin e radhës, si të vetmin mekanizëm “paqësor” që ai di të prodhojë e bëjë që nga 1990 e deri më sot, në këtë ditë të pabekuar edhe nga qielli, në selinë e forcës së gjymtuar politike si një mision shtazarak i Sali Berishës.

Sot Sali Berisha projektoi, koordinoi, ideoi, nisi, por nuk finalizoi dot një 14 shtator të dytë! Ai u zbeh, u vrenjt nga dështimi në embrion i një 14 shtatori të dytë, duke kërkuar gjak, por duke mos pasur mundësinë ta rigjejë atë. Në 1998, ai me kufomën e Azem Hajdarit prodhoi një 14 shtator, teksa sot priste me padurim një viktimë tjetër për të goditur shtëpinë e lirisë, ku vetëm liri nuk prodhoi Saliu në atë shtëpi në kohën e pashallikut të tij të armëve, vrasjeve, gjakut, dhe dhunës.

Një bandë tërësisht mercenare, dhe aspak mandatare me ideale reale të dhjetorit të ‘90-tës, u vu sot sërish në shërbim të Gjeneralit pa ushtri që sot mësoi dhe u lexua në sytë e tij me trishtimin më të madh!
Berisha i 14 shtatorit ose edhe i vrasjeve të 21 janarit, sot prodhoi një tjetër autogol politik, duke u përballur me rezistencën e një godine që nuk ka lidhje me Bashën, por me kapitullimin final politik të Sali Berishës që i mbeti një tjetër skenar vrasës në dorë, për sulmin që inskenoi drejt PD-së, Partisë me të cilën është mbuluar në këto 30 vite luftë dhe vrasje.

Sali Berisha ridëshmoi sot, konfigurimin e tij politik si sinonimi i luftës dhe vëlla-vrasjes, brenda së njëjtës familje.
Destini i Sali Berishës nuk lidhet as me Lulzim Bashën, as me Shqipërinë, as me shqiptarët. Ai vetë e di fare mirë se ku e ka gongun final të llogaridhënies.

Sot ishte shuplaka më e fortë në fytyrën e plakut politik që vetëm një ditë më parë mësoi se drejt Parlamentit po shkonte kërkesa për heqje të mandatit për Fatmirin e tij të Gërdecit. E në këtë pikë, kur dëgjon Fatmirin, natyrisht që kujton edhe Shkëlzenin. Parë në këtë pikë, motorët e drejtësisë kanë nisur të ndizen.
Dhe në këtë situatë, Berisha mori goditjen më të rëndë, në sytë e të gjitha kancelarive diplomatike, për agresionin drejt selisë së PD-së.

Sot në një mënyrë apo tjetër, diplomatët e selive diplomatike u trembën nga marrëzia deri në ekstrem e një njeriu që mbetet në contdownin e fundit politik të tij, duke hyrë përfundimisht në vdekje klinike.
Saliu u zbyth sot, por pamjet e frikshme të agresionit të selisë vunë sot në dilemë maksimale edhe koshiencën e pastër demokrate.

31 vjet shkërdhatokraci dhe lidership vrastar sot morën përgjigjen e menjëhershme, teksa detyruan plakun e vrenjtur, të lodhur dhe të kallur nga kambanat e drejtësisë të mbyllë protestën, duke konfirmuar zbythjen e tij dhe fundin e një marrëzie 30-vjeçare në shërbim të tijin personal, dhe të një klientele me destinacion dhunën dhe vrasjen.
Sali! Sot firmose përfundimisht epokën tënde të dhunës e gjakut, dhe ratifikove me firmën dhe prezencën tënde mjerane, divorcin një herë e përfundimtar me qasjen properëndimore dhe amerikane të shqiptarëve opozitarë. Hallet e tua, tashmë janë menyja jote dhe axhenda e panegociueshme e drejtësisë së re, me spunto nga Uashingtoni!

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Protesta e dhunshme e Berishës, i plagosuri transportohet te “Trauma”

“Pushtimi” i dështuar i PD-së, 25 të shoqëruar, 8 ishin brenda selisë blu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Lexo më shumë
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com