GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Shesim lirë, sundojmë më shpejt’, rrëfimi i bosit shqiptar të kokainës për ‘Daily Mail’ që sfidon policinë britanike

22:34 - 25/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Shesim lirë, sundojmë më shpejt’, rrëfimi i bosit shqiptar të kokainës për ‘Daily Mail’ që sfidon policinë britanike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bos shqiptar droge ka zbuluar arsyen pse beson se policia britanike nuk do t’i mposhtë kurrë bandat që kontrabandojnë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar. Gangsteri, i cili foli për MailOnline në kushte anonimiteti, tha se që nga viti 1995, shqiptarët kanë qenë lojtarë të rëndësishëm në tregtinë e kokainës në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë, duke pasur rrjete të qëndrueshme furnizimi. Për të hyrë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar në fund të vitit 2000, ata përdorën si moto ‘shit lirë dhe shit më shumë’.

Shqiptari, i cili bëri 17 vjet burg si pjesë e një grupi të madh kriminal të organizuar në tregtinë e kokainës, shpjegoi se një arrestim nuk do të thoshte domosdoshmërisht fundi i rrugës për atë qelizë të kontrabandës së kokainës.

Që nga viti 2005, Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila zëvendësoi Agjencinë e Krimit të Organizuar të Rëndë, dhe Drejtoria e Krimit të Specializuar në Scotland Yard kanë arrestuar dhe dënuar me sukses qindra shqiptarë për tregtinë e kokainës. Në fund të vitit të kaluar kishte pothuajse 1,100 shqiptarë në burg, përfshirë edhe bosët të mafias ballkanike.

Përveç kontrollit të tregtisë së drogës, gangsterët shqiptarë që terrorizojnë Mbretërinë e Bashkuar janë dënuar gjithashtu për vrasje, krime seksuale, pastrim parash dhe kontrabandë njerëzish. Por, sapo shkatërrohet një grup i krimit të organizuar shqiptar, një i ri e zëvendëson.

Gangsteri i tha MailOnline se kjo ishte për shkak të një praktike të quajtur ‘shitja e punës’.

Ai tha se kur arrestohej një anëtar i bandës, nëse Policia nuk i merr dot telefonin, bashkëpunëtorët e tij ia shesin (bashkë me kontaktet brenda) për deri në 100,000 paund. Bosi shqiptar i drogës mburret se si ai dhe gangsterët e tjerë arritën të dominonin tregun e kokainës.

“Ne kishim pastërtinë më të lartë të kokainës për gram. Kjo i bëri përdoruesit ta merrnin drogën nga ne dhe t’i braktisnin shitësit ekzistues. Kjo bëri që organizata ime, ku isha unë, të bëhej furnizuesi kryesor i kokainës për Portsmouth dhe Bournemouth. Në vitin 2009/10 e ulëm çmimin për një kilogram kokainë nga 35,000 paund në 30,000 paund. Kjo gjë shkaktoi një ndryshim rrënjësor për tregun në atë kohë,”- tha ai për “Dailymail”.

NCA tha vitin e kaluar se tregtia e drogës e lidhur me shqiptarët ishte aktive në të gjithë vendin në qytete, qyteza dhe madje edhe në zona rurale.

“Objektivi i tyre kryesor kur fitojnë para është t’i nxjerrin ato nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur,”- tha Steve Brocklesby, Menaxher i Inteligjencës nga NCA.

Ata i kontabandojnë paratë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri në çfarëdo forme. Mendohet se qindra miliona paundë largohen nga Mbretëria e Bashkuar dhe përfundojnë në Shqipëri, ku më pas gjysmë-legjitimohen ose në sistemin bankar ose për të financuar ndërtime.

“Ne gjithashtu e dimë se shqiptarët do të transferojnë paratë e Mbretërisë së Bashkuar në zyrat e këmbimit valutor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, i këmbejnë në euro dhe i çojnë në Shqipëri. Mund të presim të shohim një rritje në përdorimin e kriptovalutave dhe investimeve të tjera më pak të rregulluara në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe investime të drejtpërdrejta në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e ardhshme.”

NCA është kontaktuar për koment lidhur me deklarimet e shqiptarit, por ende nuk ka një përgjigje.

Etiketa: BritaniDaily MailShqiptar

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
PD kërkon rinumërim të votave, Alimehmeti mund ta fitojë mandatin ‘në tavolinë’

PD kërkon rinumërim të votave, Alimehmeti mund ta fitojë mandatin 'në tavolinë'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com