GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Helmimi i fëmijëve të kopshtit, kryebashkiaku i Gramshit gënjen paturpësisht: S’ka të shtruar

12:18 - 26/05/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Helmimi i fëmijëve të kopshtit, kryebashkiaku i Gramshit gënjen paturpësisht: S’ka të shtruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Gramshit, Besion Ajazi ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku disa fëmijë të kopshtit nr.1 në këtë qytet u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se u helmuan nga ushqimi i kontaminuar me salmonelë. Ajazi, teksa mundohet ta minizmojë skandalin, deklaron se ende nuk ka një përgjigje të saktë se nga ka ardhur ky helmim.

“Shkuam në kopsht dhe morëm mostrat për 78 persona, 53 fëmijë dhe pjesa tjetër personale. 14 persona rezultuan pozitivë. Ka mbërritur dhe AKU dhe drejtori i përgjithshëm që morën mostra dhe priten përgjigjet. Nuk është një rast që na bën mirë. Ne si bashki kontrollojmë fletën e analizave. Nuk ka asnjë përgjigje për analizat, duhen ditë për të identifikuar bakterin.

Nuk është një kompani cateringu. Ka gatim në kuzhinë dhe ai që ushqimi që mbetet derdhet. Por kjo i mbetet hetimit. Situata është në kontroll nga epidemiologët e Gramshit. Dyshimet janë të ndryshme. Mund të jetë nga ushqimi, mund të jetë nga uji dhe higjiena është e certifikuar si brenda rregullave. Mund të jetë dhe i mbartur”, tha Ajazi.

Teksa prindërit e fëmijëve që janë helmuar dolën në protestë ditën e sotme dhe kërkonin siguri për fëmijët, i pari i bashkisë së Gramshit deklaron me paturpësi se asnjë fëmijë nuk është shtruar në spital dhe kërkoi që ngjarja të mos përdoret nga politika.

Prindi i një fëmije që u helmua nga ushqimi në kopësht tregoi se fëmija e tij qëndroi në trajtim me serum për më shumë se 72 orë, duke vuajtur nga të vjella dhe diarre të shpeshta.

“Mediat e kanë tollovitur, duke dhënë informacione të pavërteta. Nuk është rasti që ngjarje të tilla të përdoren për politikë. Të gjitha institucionet janë në këmbë për të ndjekur këtë ngjarje. Nuk ka pasur fëmijë të shtruar në spital. Kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë larguar për në shtëpi”, tha kryetari i Bashkisë.

Kujtojmë po ashtu, se Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.

Etiketa: FemijegenjenkryebashkiakKryesore1

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Rreziku i nëndheshëm i çmimeve: Inflacioni vjetor në rënie, por me rritje mujore

Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com