GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Solli 338 mijë euro drogë në valixhe nga Tajlanda, kush është i arrestuari në Rinas – Sinjali për çantën u dha nga Dubai

në Aktualitet, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
Solli 338 mijë euro drogë në valixhe nga Tajlanda, kush është i arrestuari në Rinas – Sinjali për çantën u dha nga Dubai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhimitër Shehu, 39 vjeç, banues në fshatin Kras të Tepelenës, është arrestuar të hënën në aeroportin e Rinasit, pasi në valixhen e tij u kap një sasi prej 19.4 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, me përqindje të lartë të përbërjes aktive THC.

Sipas burimeve zyrtare, vlera e drogës në treg llogaritet rreth 338 mijë euro. Hetimet paraprake tregojnë se lënda narkotike ishte e destinuar për t’u shitur në tregun e Tiranës.

I arrestuari kishte mbërritur në Shqipëri nga Tajlanda, vend ku dyshohet se kishte blerë kanabisin që tentoi të trafikonte në territorin shqiptar. Policia e ka sekuestruar lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, strukturat hetimore po vijojnë punën për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore, njoftoi policia.

Sinjali nga Dubai

Shehu dyshohet se është paguar nga një person tjetër për të kryer transportin e drogës, por para hetuesve ka refuzuar të jap emra.

Udhëtimi i Dhimitër Shehut ka qenë transit në Dubai dhe kanë qenë pikërisht autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe të cilët kanë pikasur lëndën narkotike dhe kanë bllokuar valixhen.

Më pas teksa kanë parë itenerarin e lëvizjes së 39-vjeçarit që do të udhëtonte drejt Shqipërisë kanë komunkuar me autoritetet tona duke nisur valixhen për Shqipëri.

Etiketa: Dhimitër ShehudrogeTajlanda

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët
Aktualitet

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26
Para
Shtyhet procesi për të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”

Shtyhet procesi për të pandehurit e dosjes "Metamorfoza"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026
Sport

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

Kupa e Botës 2026 ka dhuruar emocione të shumta dhe gola spektakolarë, por disa prej tyre kanë mbetur në kujtesë...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26
Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

21:10 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com