GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Flutura Açka: Berisha të ikë urgjentisht

13:59 - 26/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Flutura Açka: Berisha të ikë urgjentisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, tha se rezultati i opozitës në zgjedhjet e 11 majit është i turpshëm, pasi i mundësoi Edi Ramës të qëndronte në pushtet, madje duke shtuar vendet në Parlament.

“Strukturat dhe grupi parlamentar që është ende, duhet të bëjë një analizë pse ne i kemi dhënë Ramës 83 mandate të frikshme”, tha ajo në një intervistë në “Off the Record” në A2 CNN.

“Në betejën e tij personale, zoti Berisha ka fituar. Edhe politikisht. Tani nuk është më një grup me 10 vetë, por me 42. Çështja është, a është kjo një fuqi në Parlament, për të ndryshuar, për të vendosur? Jo! Sepse mund të jetë besnikësh të tij personalë por jo një armatë që mban përgjegjësi dhe mund të ndikojë në jetën politike shqiptare. Bashkë në Parlament nuk do të ndikojnë. Kjo është gjëja më e trishtueshme e këtij Parlamenti. Aq më shumë që pritet të ketë probleme. Sepse përderisa zoti Berisha nuk i pranon zgjedhjet, do të thotë që nuk do të hyjë në Parlament. Atëherë, çfarë presim…?”.

“Zoti Berisha, pavarësisht se sot, nuk është më kryetari i Partisë, sipas atij statuti, jo sipas dëshirës sime, kjo nuk do të thotë që partia nuk mund të hyjë në proces reflektimi, analize. Edhe vetë zoti Berisha mund ta drejtojë këtë proces. Madje mund të fusë partinë në zgjedhje dhe ata që mëtojnë të jenë kryetarë, ne t’i njohim, t’i shohim çfarë projekti politik kanë dhe çfarë garancie i japin demokratëve. Nëse nuk ndodh kjo, PD do të kthehet në bunkerizimin e vet, me ata njerëz që janë besnike të zotit Berisha… Mendoj se zoti Berisha ka edhe përgjegjësinë finale para se të largohet që ta çojë PD drejt demokratizimit”, shtoi Açka.

Ajo komentoi edhe rezultatin tepër të dobët të Koalicionit Euroatlantik, të udhëhequr nga Lulzim Basha, i cili nuk arriti të siguronte qoftë edhe një mandat për veten e tij.

“Nuk kam qenë vitin e fundit pranë zhvillimeve të grupit të tij, por edhe kjo shkelja e syrit dhe ky komunikim nga larg me Ramën, ndoshta e dëmtuan pak. Ndoshta duke dashur të tërheqë më shumë vëmendje, duke u detyruar politikisht, mund ta ketë dëmtuar. Por fakti pse nuk ndihmoi që të krijohej poli i tretë, që forcat e reja të ishin bashkë dhe votat e shqiptarëve të shkonte aty ku i takonte… Me sa kam parë ka qenë mungesë përgjegjësia edhe për votuesit e vet”, tha.

Etiketa: Flutura AckaPDSali Berishazgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok
Breaking Views

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh
Aktualitet

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Para
Qeveria u dha ujësjellësve rreth 3 milionë euro vitin e shkuar

Vlora do të ketë kufizime në furnizimin me ujë për dy ditë - Njoftimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com